Berisha mbi universitetet: Jo kundër privatit, por burokracive

Postuar në 17 Tetor, 2011 04:53

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë konferencës për financimin e arsimit të lartë se debatet mes sistemit universitar publik dhe atij privat janë të drejta.
Kryeministri theksoi sot se shqetësimi për licensimin e universiteteve private është i drejtë. “Ne jemi dhe do të jemi të hapur ndaj universiteteve private, por duhet të pëcaktojmë kriteret më rigoroze transparente.
Kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e hapur për krijimin e universiteve private të cilat duhet të jenë sipas kritereve të vendosura por këto kritere nuk duhet të jenë produkt i burokracisë.
Kreu i qeverisë deklaroi sot se "duhe të zhvillojmë debat për çdo shqetësim në sistemin universitar”, por sic tha ai është mirë kur debatet bëhen nga qarqet akademike sepse të bëra nga ana politike, debatet mbeten thjesht primitive.
Duke folur në konferencën e organizuar për financimin e universitetetve, kryeministri Berisha theksoi se mekanizmi i ri financiar do të krijojë një mundësi të re për të gjithë të rinjtë që duan të vijojnë studimet e larta pavarësisht të ardhurave të pakta.
“Është detyrim madhor t`i krijojmë shanset e barabarta të rinjve shqiptarë. Unë dua të theksoj që për vendin rendja pas cilësisë është emergjencë dhe ne na takon për këto rrethana të krijuara në mënyrë të papritur të përballemi me universite me një situatë emergjence” ka theksuar Berisha.
Kryeministri deklaroi se reforma në arsim janë reformat më të rëndësishmë. “Gjatë këtyre viteve, universitet kanë bërë përpjekje për t'u përshtaur me kushte e tregut".
Sipas Berishës cilësia në arsimin e lartë është prioritet. “Për vendin në tërësi rendja pas cilësisë është emergjente.
Ndërsa lidhur me autonominë e universtiteve, Berisha u shpreh se qeveria po bën gjithcka që kjo të realizohet.
"Do bëjmë gjithçka që t'u japim ju autonominë maksimale. Liria akademike është thelbi për universitetet".
Universitetet, Berisha: Frymëzim duhet të jetë sistemi anglo-sakson
Edhe pse prej disa vitesh në Shqipëri është impelentuar sistemi i Bolonjës, kreu i qeverisë Sali Berisha theksoi se frymëzim duhet të jetë modeli anglo-sakson.
“Më duhet të them këtu pa asnjë lloj hezitimi, se në vërtet kemi vendosur sistemin e Bolonjës, por frymëzimi jonë duhet të jenë sistemi anglo-saksone. Duhet të marrim sa më shumë prej tyre. Anglia nuk ka universitete private, por ata janë më private se një privat. Ata kanë përpunuar mekanizma prej shumë vitesh pa janë aty ku janë”.
(d.b/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.