Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, hipotekat e apartamenteve, si do të merren
Qeveria ndërhyn sërish në draftin për hipotekimin e apartamenteve të reja. Procedurat nisin që në fillim të ndërtimit duke i dhënë kompanisë ndërtuese një certifikatë pronësie të përkohshme, e cila më pas do të përdoret për dhënien e hipotekës për secilin blerës apartamenti. Ligji përcakton procedurat dhe konkretisht në momentin kur do të ndërtojë një pallat, kompania ndërtuese i drejtohet Zyrës së Hipotekës duke kërkuar regjistrimin e lejes së ndërtimit. Edhe kontratat e blerjes të lidhura midis kompanisë ndërtuese dhe qytetarëve regjistrohen automatikisht në hipotekë.
Serbët vazhdojnë të kundërshtojnë KFOR-in
Një pjesë e komunitetit serbë në veri është fokusuar në kundërshtimin e vendimit të KFOR-it për heqjen e barrikadave, disa të tjerë po kryejnë punë të tjera, gjithsesi të paligjshme. Policia e Kosovës ka arrestuar në Leposaviq të dyshuarit S. Nikoliq dhe S. Prokiq, shtetas të Serbisë, banorë të Kragujevcit. Të njëjtit besohet te kishin qenë të përfshirë në një rast të grabitjes dhe të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore me armë zjarri, vepër kjo e kualifikuar si vepër penale e vrasjes në tentativë.
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Një anije tregtare është mbytur në brigjet e Durrësit, pasi është përplasur në orët e para të së enjtes me një traget të linjës Durrës-Bari.
Dy persona mbijetuan, ndersa vijojne kerkimet per gjetjen e 8 personave te zhdukur. Fillimisht u fol per gjetjen e nje personi te pajete, por autoritetet portuale e mohuan kete njoftim.Anija “Reina 1” u mbyt pasi u përplas me tragetin e linjës Durrës-Bari, “Ankara”.
Berisha: Ligjet e mbetjeve më të mirat, të thotë ç'të dojë aleanca e plehut
Kryeministri Berisha reagon për herë të parë pas kthimit për rishikim në parlament, të ligjit për mbetjet, nga Presidenti i Republikës.
Sindikata: Padi penale ACR-së
Sindikatat e minatorëve lajmërojnë se do të bëjnë një padi penale kundër kompanisë ACR për aksidentin ku humbi jetën një minator dhe 8 të tjere u plagosën.
Nderkohe që në Bulqizë ka nisur një hetim nga prokuroria përfaqësuesit e së cilës kanë hyrë edhe në galeri për të inspektuar vendngjarjen.
Sindikalistet jane takuar me minatorin e plagosur qe eshte derguar per ne spitalin e qytetit te Peshkopise. Ai
Nje nga minatoret qe ka marre pjese i pari ne shpetimin e te plagosurve eshte ish drejtuesi greves se urise Baki Bajraktari.
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit
Është zbardhur identiteti i shtetasit shqiptar që humbi jetën pasi u hodh nga treni i linjës Londër-Bruksel.
Sipas informacioneve të fundit, viktima është shtetasi Qemal Tocilla, 22 vjec, me origjinë nga Kukësi dhe banues në Tiranë.
Identieti i të riut u zbulua me ndihmën e ambasadës shqiptare në Londër.
22-vjecari u hodh nga treni “Eurostar”, që udhëtonte me 110 kilometra në orë, pasi hapi derën e emergjencës. Ai po kthehej në Belgjikë pasi i ishte refuzuar qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.
Procesi ‘Gërdeci’ drejt fundit, sot jepet pretenca për 29 të pandehurit
Në dyert e gjykates së Tiranës pritet të jepet sot pretenca e Prokurorisë për 29 të pandehurit e procesit ‘Gërdeci’.
E parashikuar të zhvillohej ditën e martë seanca u shty për shkak të mungeses në këtë seancë të të pandehurve dhe avokatëve të tyre. Pritet që gjatë seancës së sotme Prokurorët Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi të vijojnë leximin e dosjes voluminoze prej 500 faqesh.
Ditën e hënë Prokurorët ndërtuan dhe njëherë kronologjinë e tragjedisë si edhe ngriten akuzat për të pandehurit.
Durrës, trageti përplaset me anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur
Rreth një orë pas mesnatës është shënuar një tragjedi detare rreth 20 milje nga vija bregdetare
Trageti i linjës Durrës - Bari “Ankara” është përplasur me anijen tregtare turke “Reina1”. Nga informacionet paraprake mësohet se anija tregtare, me një ekuipazh prej 10 shtetas turq turke ishte nisur nga Rusia për në drejtim të Malin të Zi dhe është mbytur menjëherë pas përplasjes.
Në Shqipëri, “procesi sapo ka nisur”
Pas miratimit të rezolutës për zgjedhjet e 8 majit, reporterët e Këshillit të Europës që vëzhguan zgjedhjet e 8 majit, deklaruan për Top Channel, se diferenca me 10 e me pas me 60 vota sic ndodhi në Tiranë, nuk të krijon besim për një proces realisht të ndershëm. Për ta, procesi që duket i mbyllur, sapo ka filluar.
Eurozona, Merkel: Ndryshimet në traktatin e BE nuk janë tabu
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se “nuk janë tabu” ndryshimet eventuale në traktatin e Bashkimit Evropian. Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi solemn të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane për nder të largimit nga detyra të kreut të deritashëm të saj, Zhan Klod Trishe, i cili do të lëre postin në fund të këtij muaji.
Merkel bëri thirrje për veprime më të shpejta dhe “jokonvencionale” për të zgjidhur krizën e borxheve në Eurozonë duke thënë se është “vendosmërisht e bindur” se Europa mund t’i zgjidhe problemet.