Eurozona, Merkel: Ndryshimet në traktatin e BE nuk janë tabu

Postuar në 19 Tetor, 2011 14:34

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se “nuk janë tabu” ndryshimet eventuale në traktatin e Bashkimit Evropian. Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi solemn të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane për nder të largimit nga detyra të kreut të deritashëm të saj, Zhan Klod Trishe, i cili do të lëre postin në fund të këtij muaji. 
Merkel bëri thirrje për veprime më të shpejta dhe “jokonvencionale” për të zgjidhur krizën e borxheve në Eurozonë duke thënë se është “vendosmërisht e bindur” se Europa mund t’i zgjidhe problemet. 
Elita politika europiane u mblodh sot në Frankfurt të Gjermanisë në një ceremoni lamtumire për presidentin a Bankës Qëndrore Europiane, Zhan Klod Trishet, i cili lë detyrën në fund të këtij muaji. Kancelarja Gjermane Angela Merkel, presidenti i parlamentit Europian, Jerzi Busek, presidenti i keshillit Europian, Herman Van Rompuy e shume emra te tjere ishin nder te pranishmit ne kete mbremje gala e cila zgjati dy ore ku mes te tjerash u shfaq edhe nje film dokumentar mbi punen tete vjecare te presidentit te bankes qendrore europiane, Zhan Klod Trishet. Ky i fundit pritet të zëvendësohet në këtë detyrë të rëndësishme nga italiani, Mario Draghi me 31 Tetor, i cili pritet të perballet me sfida te veshtira dhe te rendesishme, duke pasur parasysh krizen e borxheve ne Eurozone. 

Vendime te rendesishme pritet të merren nga institucionet europiane për të nxjerre eurogrupin nga kjo situatë e rëndë. 
(d.b/News24/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.