Arkiv-Lajme të përditësuara
Kapet çifti, fshehën drogë në kuzhinën ku rrinin fëmijët
Policia e Varezes në Itali arrestoi dy emigrantë shqiptarë pasi iu gjet 2 kilogramë kokainë në dhomën ku rrinin dhe luanin fëmijët e tyre të mitur.
Një operacion për goditjen e shpërndarësve të drogës bëri të mundur arrestimin e Tonin Ndrecës 39 vjeç dhe Renata Ndrecës 26 vjeç, pasi iu gjeti 2 kilogramë lëndë narkotike në ndarë në 5 qese të izoluara me nastro të errët, ndërsa iu gjetën celularë të shumtë si dhe para të thata.
PS:Ndryshime urgjente në Kushtetutë
Për ndryshimet në kushtetutë PS kërkon një tryezë me bazë të gjerë, ku të diskutohet mbi një paketë të plotë të rishikimit të Kushtetutës, e cila mund të prodhojë edhe ngritjen e një komisioni `ad hoc`, sin ë rastin për kufizimin e imunitetit te zyrtarëve .
Deputeti Fatmir Xhafaj, njëherësh edhe nënkryetari i komisionit të ligjeve thotë se edhe progres raporti i KE e ka shprehur qartë domodsoshmërinë e ndryshimeve në kushtetutë
Malmstrom: Nuk do ta lëmë jashtë Kosovën
Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se BE nuk do ta lërë Kosovën që të izolohet.
Duke folur në një seminar mbi përvojat me liberalizimin e vizave, Malmstrom ka nënvizuar se Kosova është vendi i vetëm ballkanas që përballet me këtë regjim.
“Kosova nuk do të lihet si një ishull i izoluar, prandaj me Kosovën në dhjetor do të nisë dialogu për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Malmstrom.
Vdekja e minatorit, Berisha ngushëllon familjen
Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjes së minatorit Naim Shyti, I cili ndërroi jetë pas një shpërthimi ditën e djeshme në minierën e Bulqizës.
“Me këtë rast, duke ndarë me ju dhimbjen e kësaj humbje, ju shpreh ju familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit Naim Shyti ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që shpirti i tij të gjej paqen e merituar” thekson më tej kryeministri Berisha.
Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas
Pas akuzave se shoqatat e pajtimit dhe pushteti vendor lëshon dëshmi false për gjakmarrje, për personat që kërkojne azil në Belgjikë, ka reaguar nje nga perfaqesuesit e ketyre shoqatave.
Vriten 26 ushtarë turq, reagon Ankaraja
Turqia i është përgjigjur me një valë bombardimesh sulmeve thuajse të njëkohshme të rebelëve kurdë mbi vendrojet ushtarake dhe policore në juglindje të vendit.
26 ushtare turq mbeten te vrare, nje bilanc ky qe shenon dhe humbjen me te madhe prej vitesh te tera ne radhet e forcave turke te sigurise. Menjehere pas episodit te rende, trupat e Ankarase kaluan kufirin ne veri te irakut, ku ndodhen bazat e rebeleve kurde. presidenti Abdullah gul u betua per hakmarrje.
KiE rezolutë për Shqipërinë: Politika të tregojë maturi
Partitë të tregohen të matura që zgjedhjet e ardhshme lokale të jenë të mira. Ky është mesazhi që Këshilli i Europës i dërgon forcave politike kryesore në vend, ndërkohë që vendos theksin në bashkëpunimin ndërmjet palëve.
Kongresi i Këshillit të Europës miratoi sot me 88 vota pro raportit të raportuesit të partisë popullore gjermane Volkram Gebel për zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Humanistja Nënë Terezë, tetë vjet nga lumturimi
Në mbarë vendin sot është festë kombëtare për nder të kremtimit të përvjetorit të tetë të lumturimit të bamirëses së madhe shqiptare, Nënë Terezës. Gruas shtatvogël por shpirtmadhe që i dhuroi mirësi të varfërve, të munduarve e të pashpresëve.
Nënë Tereza e Kalkutës siç ajo njihet nga të gjithë u lumturua nga Papa Gjon Pali II, Carol Vojtila në 19 tetor të vitit 2003.
Misionarja me buzëqeshje aq të vyer, që emrin e lindjes e ka Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup më 26 gusht të vitit 1910.
Shpërthimi në Bulqizë, sot asnjë minator nuk del në punë
Pas shpërthimit të djeshëm në nivelin 16 të minerës të Bulqizës, ku 1 minator vdiq dhe 8 te tjerë u plagosën, minatorët mëngjesin e sotëm morën vendimin që të pezullojnë punën.
Mintorët e Bulqizës morën këtë vendim në shenjë proteste pas ngjarjes së djeshme.
Minatorët e Bulqizës do të përcjellin në banësën e funditr kolegun Naim Shtyi 39-vjec, i cili dje humbi jetën në minierë si pasojë e shëprthimit të gazit,
Meta-Prifti, nis ekspertiza
Në prani të tre përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme, mes të cilëve dy oficerë të policisë gjyqesore dhe një specialist i IT nga organi qëndror i akuzes, tre ekspertet e betuar para gjykatës kanë nisur këtë të martë ekspertizën e kërkuar nga Gjykata e Larte në ambientet e një Universiteti privat.