Shpërthimi në Bulqizë, sot asnjë minator nuk del në punë

Postuar në 19 Tetor, 2011 03:55

Pas shpërthimit të djeshëm në nivelin 16 të minerës të Bulqizës, ku 1 minator vdiq dhe 8 te tjerë u plagosën, minatorët mëngjesin e sotëm morën vendimin që të pezullojnë punën.

Mintorët e Bulqizës morën këtë vendim  në shenjë proteste pas ngjarjes së djeshme.

Minatorët e Bulqizës do të përcjellin në banësën e funditr kolegun Naim Shtyi 39-vjec, i cili dje humbi jetën në minierë si pasojë e shëprthimit të gazit,

Ndërkohë minatorët kanë bërë të ditur se pas ceremonisë mortore në prën 15:00 do të mblidhen me një përfaqësi të tyre dhe të Sindikatës ku do të vendosin hapat e mëtejshme që do të ndërmarrin, pasi sipas pretendimeve të minatorëve ato janë dërguar të punojnë në një zonë ku ishte paralajmëruar se kishte rrjedhje gazi, dhe ato nuk ishin të specializuar, në një kohë që RISHMN e mohon këtë deklaratë.

Minatorët të cilët dje kanë qenë prezent në shëprthimin e ndodhur kanë rrëfyer se ato në moementin e shëprthimit ishin të paisur me lëndë plasëse, të cilat mund të kishin rezultuar fatale për jetën e tyre nëse ato nuk do ishin në një distancë të largët nga shpërthimi.

Dje një shpërthim i fuqishëm në një pus të minierës së Bulqizës tronditi qytezën e vogeël të kromit në veri të vendit. Disa minatorë kishin hyrë në nivelin e 16 të minierës për të matur gazin, kur ndodhi shperthimi.

Në një reagim për ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ministri i METE Nasip Naco ka sqaruar se shpërthimi ka ndodhur pas vendimit të institucionit që ai drejton për pezullimin e punës në minerë, ndërkohë ka theksuar se do verifikohet për shkelje të këtij vendimi.
(e.m/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.