Arkiv-Lajme të përditësuara
Shfrytëzimi i lumit Erzen
Lumi Erzen, prej disa javësh po shfrytëzohet pa asnjë kriter, nga një firmë private ndërtimi, e cila po punon për projektin e unazës së re të kryeqytetit dhe autostradën Tirane-Elbasan.
Përgjimi i Metës, shtyhet gjyqi
Megjithë kohën prej një muaji një dispozicion të tre ekspertëve shqiptarë për degjimin e eksperzites së video- skandalit Meta-Prifti, doli se konkluzionet e ekspertëve ishin mision i pamundur te shpalleshin këtë të hënë para Kolegjit Penal.
Dhe sic eshte kthyer ne nje tradite per gjyqesorin shqiptar, seanca u shty per te henen e ardhshme. I pranishem në gjykate ishte vetem eksperti Artur Rrahmani, ndërsa dy kolegët e tij mungonin pavarësisht se eksperti tha se ata do të vijnë pak me vonesë në proces.
Wikileaks pezullon përkohësisht publikimet
Pas gjithë asaj fortune që shkaktuan kabllogramet e publikuara nga Wikileaks, është njoftuar se faqja e “guximshme’ do të ndalë publikimin e dokumenteve për shkak të burimeve financiare.
Përfaqësues të Wikileaks thanë se bllokada financiare e imponuar nga Visa, MasterCard-i, Western Union-i dhe PayPal-i nuk i lë rrugëdalje tjetër webfaqes, përveç ndalimit të publikimit të dokumenteve.
Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar pasi ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e shtuara në ekonomi, shpjegon edhe arsyet.
Për herë të parë në një dokument zyrtar të detajuar, ku skanohet ekonomia shqiptare, FMN-ja thote se kriza e Eurozonës mund të ketë pasoja të rrezikshme për vendin.
“Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar. Këto dy të fundit mund të rezultojnë në pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar”, thotë raporti.
Sot në 'Fiks Fare': Arvizu show
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu ka qene i ftuari VIP i emisionit "Fiks Fare" në Top Channel, në një puntatë që mund të konsiderohet shumë e rendesishme, jo vetem për nga prezenca e një diplomati te rendesishem, por edhe per shkak te humorit, batutave dhe spektaklit, qe vete ambasadori amerikan, me shume sportivitet dha ne emision.
Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
Duket se Ministria e Financave nuk është më në gjendje të planifikojë si duhet realizimin e të ardhurave dhe investimet në tërësi. Ekspertët e kësaj ministrie hartuan në korrik planin e shkurtimit të 18 miliardë lekëve, si masë paraprake për të stabilizuar financat dhe deficitin, por edhe si reagim ndaj mungesës së të ardhurave.
Misioni faktmbledhës nga "Venecia"
Ka mbërritur në Tiranë një përfaqësi nga Komisioni i Venecias, i cili po mbledh fakte dhe sygjerime nga spektri politik.
Serbët e veriut e Tadiç s’merren vesh, barrikadat mbesin
Barrikadat do të mbesin edhe më tutje në veri. Takimi i përfaqësuesve të komunave paralele të veriut të Kosovës me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, mbrëmjen e së dielës nuk ka nxjerrë përfundime që ato të hiqen.
Slavisha Ristiq, i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zubin- Potokut, pas takimit prej katër orësh e gjysmë me të parin e shtetit serb, ka thënë se asgjë e rëndësishme nuk ka ndryshuar pas bisedave me Tadiqin dhe se barrikadat mbesin.
“Nuk mund të themi se pas takimit të sotëm jemi shumë afër zgjidhjes”, ka thënë ai.
Swoboda-Pack: Reforma zgjedhore të nisë para dhjetorit
Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
Duket se Ministria e Financave nuk është më në gjendje të planifikojë si duhet realizimin e të ardhurave dhe investimet në tërësi. Ekspertët e kësaj ministrie hartuan në korrik planin e shkurtimit të 18 miliardë lekëve, si masë paraprake për të stabilizuar financat dhe deficitin, por edhe si reagim ndaj mungesës së të ardhurave.