Wikileaks pezullon përkohësisht publikimet
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3934_1_555.jpg?itok=NsNnM_pM)
Pas gjithë asaj fortune që shkaktuan kabllogramet e publikuara nga Wikileaks, është njoftuar se faqja e “guximshme’ do të ndalë publikimin e dokumenteve për shkak të burimeve financiare.
Përfaqësues të Wikileaks thanë se bllokada financiare e imponuar nga Visa, MasterCard-i, Western Union-i dhe PayPal-i nuk i lë rrugëdalje tjetër webfaqes, përveç ndalimit të publikimit të dokumenteve.
“Ne jemi të detyruar të pezullojmë përkohësisht botimin e dokumenteve derisa të kemi siguruar mbijetesën ekonomike. Për gati një vit ne jemi përballur me një bllokadë të paligjshme financiare. Betejat tona janë të kushtueshme. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Ju lutemi dhuroni para tani”- thuhet ndër të tjera në Wikileaks.
Kompanitë e bazuara në Shtetet e Bashkuara bllokuan llogaritë e WikiLeaks-it në vitin e kaluar, pak pasi kjo uebfaqe nisi publikimin e diku 250 mijë dokumenteve të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Add new comment