Arkiv-Lajme të përditësuara

Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa

Postuar në 25 Tetor, 2011 10:45

Paralajmërimi i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, se ekonomia shqiptare po rrezikohet nga kriza e Italisë dhe Greqisë, lexohet ndryshe nga politika.
"Ne kemi marrë të gjitha masat që ekonomia shqiptare të preket sa më pak ose të mos preket nga zhvillimet në rajon. Kjo do të thotë që nuk do të ketë implikacione të drejtpërdrejta të zhvillimeve të ekonomive fqinje me ekonominë shqiptare", tha Bode

Prokuroria: 25 vjet burg Bujar Gashit

Postuar në 25 Tetor, 2011 10:40

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 25 vjet heqje lirie për një nga të pandehurit e asaj që e quan si Banda e Durrësit, Bujar Gashin, i gjykuar vecmas 16 te pandhehurve të tjerë.
Prokurori i tha gjykates se Bujar Gashi ka qene i perfshire ne organizaten kriminale deri ne vitin 2000 dhe me pas ai eshte larguar drejt Italise, ku dhe u arrestua si i shume kerkuar nga Interpol Tirana. Sipas prokurorit Gashi duhet te shpallet fajtor per vrasjen me paramendim te Dritan Dishes, nje egzekutim ky qe sipas prokurorise ka qene teper i organizuar dhe ne kuader te hakmarrjes.

Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti

Postuar në 25 Tetor, 2011 07:29

Puntata e së hënës e emisionit satirik “Fiks Fare” ka pasur një të ftuar të vecantë, ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu.
Gjatë dialogut me drejtuesit e emisionit, Sajmirin dhe Doktorin, Arvizu ka bërë deklarata pikante për liderin e opozitës Edi Rama dhe kryeministrin Sali Berisha.
“Cfarë do të bënit po të ishit lideri i opozitës në Shqipëri?”, është pyetur Arvizu nga moderatorët e emisionit.
“Nëse do të isha kryetar i opozitës, do merrja leksione për të mësuar bicikletën”, është përgjigjur ambasadori.

RISHM: Shpërthimi nga një gabim njerëzor

Postuar në 25 Tetor, 2011 07:26

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave publikoi rezultatet e ekspertizës pas shpërthimit në minierën e Bulqizës, ku gjeti vdekjen një minator dhe u plagosën kolegët e tij.
"Shpërthimi u provokua nga një gabim njerëzor. Në nivelin e 16-të ku ndodhi shpërthimi gjetëm paketa cigaresh dhe cakmakë", tha drejtori i RISHM, Sajmir Zeka.
Sipas tij, ndaj kompanisë ACR janë marrë masa administrative maksimale për neglizhim të rregullave të sigurimit të teknik. RISHM ka ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë kompaninë ACR, dhe 150 mijë lekë gjobë inxhinierin dhe drejtorin.

Plehrat, Rama: Alarm kombëtar, ta rrëzojmë me referendum

Postuar në 25 Tetor, 2011 06:09

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit Parlamentar të PS-së Kryetari Edi Rama e vuri theksin tek ligji i mbetjeve, i kthyer kohët e fundit nga Presidenti Topi.
Rama u shpreh kundër tij, duke thënë se ky projekt përfaqëson interesa mafioze, ndaj hodhi idenë e një referendumi popullor për rrëzimin e tij.

Arrestohen sekretari i federatës dhe biznesmeni

Postuar në 25 Tetor, 2011 04:35

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen ne kërkim të dy të tjerëve, pasi akuzohen për trafik klandestinësh.

Në pranga kanë rënë, Sekretari i Federatës Shqiptare të Ping Pongut, Arben Sorra, dhe një biznesmen nga Shkodra, i identifikuar si Çlirim Sukaj.

Identiteti i dy personave të shpallur në kërkim nuk është bërë i ditur. Këta persona përfitonin nga 5 deri në 6 mijë euro për person. Duke i paraqitur klandestinët si sportisë arrinin t’i kalonin ata për në Kanada.

Akuzat e Ballës, ILDKP nis hetimin për pasurinë e Pollos

Postuar në 25 Tetor, 2011 04:32

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pa surive ka nisur procedurën e hetimit administrativ për pasurinë e Ministrit të Inovacionit, Genc Pollo.
Kjo pas dyshimeve të ngritura në diskutimet e seancës plenare të datës 20 tetor, për pasuri të padeklaruara nga ana e tij dhe të regjistruara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
ILDKP njoftoi dje se pasi u njoh me deklarimet e deputetit të PS, Taulant Balla, ka vendosur të zhvillojë hetim të plotë për interesat private të Pollos si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH-it

Postuar në 25 Tetor, 2011 04:29

Gjendet i djegur në makinën e tij oficeri i SHISH-it, Esat Çoba. Trupi i pajetë i 49-vjecarit është gjetur sot pas mesnate rreth orës 01:00, në plazhin e Currilave në Durrës. Sipas bluve të qytetit bregdetar, automjeti tip Opel Corsa i Çobës është spërkatur me benzinë, pastaj është djegur.
Kanë qenë familjarët e këtij të fundit që kanë denoncuar zhdukjen e tij në polici. Policia e ka lokalizuar më pas duke gjurmuar sinjalet e telefonit të tij.

Meta në Durrës: Do rikandidoj për kreun e LSI-së

Postuar në 24 Tetor, 2011 12:58

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e partisë në Durrës njoftoi se shumë shpejt do të ketë zgjedhje në LSI, ndërsa shtoi se vetë ai do të rikandidojë për kreun e kësaj partie.

“Zgjedhjet në LSI do te bëhen për të rigjallëruar strukturat e partisë”- tha Meta.

Gjatë takimit, Meta i quajti politikat e ndjekura nga LSI-së, konstruktive, ku theksoi se nëse partitë politike do të kishin pranuar “Paktin Kombëtar” të propozuar nga LSI, sipas tij, tani do të kishim marrë statusin e vendit kandidat.

E paditi Vokshi për shpifje, Gjykata gjobë Tahirit

Postuar në 24 Tetor, 2011 12:36

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka gjobitur këtë të hënë deputetin e Partisë Socialise, Sajmir Tahiri me plot 3.3 milione lekë të reja.
Gjoba u vendos pas shqyrtimit të padisë civile për shpifje që deputetja demokrate, Albana Vokshi kishte depozituar në Gjykatë.
Sipas trupit gjykues së cështjes dëmshpërblimi do të jetë për të shlyer dëmin jashtë-kontraktor që deputeti socialist i ka shkaktuar koleges së tij demokrate.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara