E paditi Vokshi për shpifje, Gjykata gjobë Tahirit
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka gjobitur këtë të hënë deputetin e Partisë Socialise, Sajmir Tahiri me plot 3.3 milione lekë të reja.
Gjoba u vendos pas shqyrtimit të padisë civile për shpifje që deputetja demokrate, Albana Vokshi kishte depozituar në Gjykatë.
Sipas trupit gjykues së cështjes dëmshpërblimi do të jetë për të shlyer dëmin jashtë-kontraktor që deputeti socialist i ka shkaktuar koleges së tij demokrate.
Më 16 Shtator te vitit 2010 , deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi paditi në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës 9 deputetë të Partisë Socialiste. Ajo i akuzoi deputetët socialiste për shpifje duke kërkuar shpërblimin e dëmit jopasuror. Padia e Vokshit vjen pas deklaratave të deputetëve të majtë, që sipas deputetes demokrate kanë cënuar nderin dhe dinjitetin. Këta përfaqësues të PS-së kanë akuzuar në mënyrë të vazhdueshme deputeten Vokshi për të ardhurat e padeklaruara, të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Arjan Tartari, për koncesionin e naftës, dhënë kompanisë "Stream Oil" dhe si një nga aksionerët e kompanisë "Vision Construction".
Balkanweb.com
Add new comment