Plehrat, Rama: Alarm kombëtar, ta rrëzojmë me referendum

Postuar në 25 Tetor, 2011 06:09

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit Parlamentar të PS-së Kryetari Edi Rama e vuri theksin tek ligji i mbetjeve, i kthyer kohët e fundit nga Presidenti Topi.
Rama u shpreh kundër tij, duke thënë se ky projekt përfaqëson interesa mafioze, ndaj hodhi idenë e një referendumi popullor për rrëzimin e tij.
“Importimi i plehrave për vendet e vogla do të thotë të marrësh brenda mortjen e radioaktivitetit. Tek ky projekt lëvizin interesa mafioze. Shqipëria është përpara një rreziku të shumëfishtë, edhe pse s’do marrim radioaktivitet mjafton fakti që sot për sot nuk përpunojmë dot plehrat tona. Ky është një alarm i pashembullt kombëtar. Ne jemi kundër importit të plehrave, shoqëria civile është kundër, qytetarët janë kundër, le të bëjmë një referendum popullor”, tha Rama.
Kryesocialisti tha më tej se PS do ngrejë zërin për heqjen e TVSH-së së produkteve bazë ushqimore.
“Do ngremë zërin për heqjen e TVSH-së së bukës, vezëve e ilaçeve. 20 përqind të cdo gllënke qumësht, të cdo kafshate bukë, të cdo ilaci nuk e merr qytetari, por Saliu. Për cdo bukë që qytetari blen 800 lekë, Saliu merr 230 lekë taksë. Kjo s’ka asnjë arsye në kushtet e pafuqisë blerëse. Ta ngemë zërin fort”, tha Rama më tej.
Lideri i opozitës tha më tej se në kongresin e 5 nëntorit PS do paraqesë një program të ri.
“Falë angazhimit disa mujor do paraqesim para shqiptarëve në kongresin e 5 nëntorit, një program që përcakton qartë parimet tona. Kemi alternativë që i jep fund taksimit të të gjithëve njëlloj, ndryshim të shumëpritur në shëndetësi e arsim, për ndryshimin e qeverisjes së territorit dhe mjedisit, alternative të re të Shqipërisë europiane”, theksoi Rama.
Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.