Arkiv-Lajme të përditësuara

Kosovë, Ukshini drejtor i Ballkanit në MPJ

Postuar në 30 Tetor, 2011 08:43

Ish-kandidati për të udhëhequr Arkivin e Kosovës, Sylë Ukshini, ka zënë vendin e drejtorit për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, informuan mediat kosovare mëngjesin e së dielës.
Deri tani, pozicioni kyç në diplomacinë e Prishtinës zyrtare mbahej prej Ramush Tahirit, i cili tani është emëruar këshilltar i Presidentes Jahjaga. Lajmin për ndryshimet në MPJ e ka konfirmuar zëvendësministri Ibrahim Gashi.

Aleanca Kuq e Zi: Censusi të shpallet i pavlefshëm

Postuar në 30 Tetor, 2011 08:39

Aleanca Kuq e Zi mbajti një konferencë për shtyp mesditën e së dielës, gjatë së cilës denoncoi regjistrimin e popullsisë si abuziv, kërkoi shpalljen e tij si të pavleshëm dhe akuzoi qeverinë për falsifikimin e të dhënave.
”Censusi është një farsë e qeverisë së nënshtruar”, deklaroi zëdhënësi i Aleancës. “Qeveria, nuk përmbushi rekomandimet e Bashkimit Europian, por ato të Athinës. Ekzistojnë prova edhe që anketuesit janë urdhëruar të falsifikojnë të dhënat”.

Rama: E kemi programin për Shqipërinë që duam

Postuar në 29 Tetor, 2011 14:50

Kryesocialisti Edi Rama publikoi sot në blogun personal një tjetër editorial, ku sqaron se opozita e ka një program që do ta paraqesë para shqiptarëve në kongresin e javës tjetër, ashtu sic e kishte një program në vitin 2009, kur zgjedhjet, sipas tij u vodhën. Rama cilëson se bëhet fjalë për një program të plotë, që përfaqëson Shqipërinë që duam, sic thotë ai.

Kukës, përplasje me policinë

Postuar në 29 Tetor, 2011 14:46

Banorët e fshatit Mamëz ne Kukës janë perleshur me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dërguara atje, pasi banorët bllokuan me forcë punimet e një firme private në zonë që po punon për hapjen e një miniere.
Një ditë pas përplasjes, kur edhe disa persona u shoqëruan nga forcat e rendit, banorët kanë dalë sërish në rrugë dhe deklarojnë se nuk do lejojnë askënd të punojë.
Kompania private do hapte rrugën për një minierë hekurnikeli në zonë, por banorët thonë se ajo shkeli cdo marrëveshje duke shkatërruar tokat dhe rrugët e fshatit.

“Albpetrol”, privatizimi nxjerr në rrugë 2500 naftëtarë

Postuar në 29 Tetor, 2011 03:06

Hapi i parë drejt privatizimit të “Albpetrolit” ishte miratimi i projektit në qeveri dhe kalimi i formës finale në Kuvend.
Pra, do t’u duhet deputetëve të vendosin nëse forma më e duhur për shitjen e kompanisë së prodhimit të naftës vendase është koncesioni për mbi 35 vjet apo shitja totale e saj, privatizimi. Aktualisht gjendja financiare e kompanisë nuk është optimale, megjithatë kohët e fundit, ndërmarrja ka mundur të rikuperojë vetëm me shitjen në ankand të sasive bruto të naftës.

Thaçi prish Kurtin me Demaçin

Postuar në 29 Tetor, 2011 03:03

Kundërshtimi i veprimtarit Adem Demaçi që pas zgjedhjes eventuale në postin e presidentit të vendit t’i thotë “jo” nominimit të Hashim Thaçit për kryeministër dhe në këtë formë ta “pensionojë” nga pushteti liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë që ai t’i prishë raportet me lëvizjen “Vetëvendosje”.

Veriu, turpi i Evropës

Postuar në 28 Tetor, 2011 16:00

Në mes të Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në veri të vendit nuk ka konflikt, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen “Neue Zürcher Zeitung”. Thaçi ka thënë se ata janë gjithashtu qytetarë të Kosovës, kurse ai është në shërbim tyre.

Sarajeva zyrtare dënon sulmin ndaj ambasadës amerikane

Postuar në 28 Tetor, 2011 15:57

Autoritetet boshnjake e kanë dënuar sulmin që për cak kishte ambasadën amerikane në Sarajevë.

Sulmi me armë zjarri nga një person që besohet të jetë qytetar i Novi Pazarit u cilësua si sulm- jo vetëm ndaj misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara, por edhe ndaj Sarajevës zyrtare.

Ministri i brendshëm i Bosnjës, Sadik Ahmetoviq, e quajti serioz sulmin në fjalë.

Sarajevë, të shtëna para ambasadës USA

Postuar në 28 Tetor, 2011 12:13

Një person i armatosur ka hapur zjarr jashtë selisë së ambasadës amerikane në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, policia është përpjekur të rrethojë personin në fjalë, i armatosur me një automatik të tipit “Kallashnikov”.
Ende nuk dihet nëse personi i armatosur apo të tjerë që ndodheshin përreth kanë mbetur të lënduar nga të shtënat.
Zëdhënësja e ambasadës, Sanja Pejcinovic ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve “AFP” se para selisë diplomatike ka ndodhur një “incident”.

Bllokohet pretenca e Gërdecit

Postuar në 28 Tetor, 2011 09:26

Për të pestën herë prokurorët e cështjes "Gërdeci", nuk ja kane dale dot mbanë të përfundojnë leximin e volumit 500 faqësh të pretencës së tyre ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit.
Kjo do të thotë se 150 faqet që kanë mbetur pa u lexuar vazhdojnë të mbeten edhe misteri më i madh i qëndrimit që do të mbajë prokuroria për dënimet që do t'i kërkojë gjykates. Megjithatë, avokatët e te pandehurve thonë se ne baze te akuzave qe rendojne mbi klientet e tyre, mund te behet edhe nje parashikim se sa do jene denimet qe do kerkoje prokuroria.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara