Kosovë, Ukshini drejtor i Ballkanit në MPJ

Postuar në 30 Tetor, 2011 08:43

Ish-kandidati për të udhëhequr Arkivin e Kosovës, Sylë Ukshini, ka zënë vendin e drejtorit për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, informuan mediat kosovare mëngjesin e së dielës.
Deri tani, pozicioni kyç në diplomacinë e Prishtinës zyrtare mbahej prej Ramush Tahirit, i cili tani është emëruar këshilltar i Presidentes Jahjaga. Lajmin për ndryshimet në MPJ e ka konfirmuar zëvendësministri Ibrahim Gashi.
“Ka ndodhur një lëvizje horizontale. Tahiri ka kaluar prej Ministrisë së Jashtme në Presidencë, si këshilltar i presidentes. Vendin e tij e kemi zëvendësuar me Sylë Ukshinin”, ka treguar Gashi.
Edhe në ueb-faqen e presidencës, emri i Ramush Tahirit tashmë figuron si këshilltar i Atifete Jahjagës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.