Sarajevë, të shtëna para ambasadës USA
Një person i armatosur ka hapur zjarr jashtë selisë së ambasadës amerikane në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, policia është përpjekur të rrethojë personin në fjalë, i armatosur me një automatik të tipit “Kallashnikov”.
Ende nuk dihet nëse personi i armatosur apo të tjerë që ndodheshin përreth kanë mbetur të lënduar nga të shtënat.
Zëdhënësja e ambasadës, Sanja Pejcinovic ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve “AFP” se para selisë diplomatike ka ndodhur një “incident”.
“Ndërtesa është e mbyllur dhe ne po presim që policia të izolojë të gjithë zonën”, ka deklaruar zëdhënësja pa dhënë detaje të tjera.
Add new comment