Rama: E kemi programin për Shqipërinë që duam

Postuar në 29 Tetor, 2011 14:50

Kryesocialisti Edi Rama publikoi sot në blogun personal një tjetër editorial, ku sqaron se opozita e ka një program që do ta paraqesë para shqiptarëve në kongresin e javës tjetër, ashtu sic e kishte një program në vitin 2009, kur zgjedhjet, sipas tij u vodhën. Rama cilëson se bëhet fjalë për një program të plotë, që përfaqëson Shqipërinë që duam, sic thotë ai.
“E vërteta është se ne e kishim një program në 2009, të hartuar si asnjëherë më parë nga një parti opozitare, në dialog me qytetarët e në bashkëpunim me një duzinë ekspertësh të nivelit më të lartë ndërkombëtar. E kemi edhe sot gati një program bazë, të rishikuar mbi çka ka ndodhur në dy vjet në Shqipëri dhe do t’ia paraqesim kongresit për miratim sot një javë. Do ta kemi përsëri një program të plotë qeverisës në zgjedhjet e ardhshme. Pjesë të programit tonë të rishikuar kemi nisur t’i artikulojmë konkretisht, në nismat tona parlamentare... Në kongresin e javës tjetër ne do të shpalosim programin tonë bazë për Shqipërinë që duam. Ky program, që do t’u shkojë pastaj dorë më dorë, e derë më derë shqiptarëve përgjatë një rrugëtimi të përbashkët deri në zgjedhje duke u zgjeruar, thelluar, përsosur, është graviteti i Kongresit të 5 nëntorit”, shkruan Rama.
Lideri opozitës shpjegon edhe njëherë arsyet se pse ka zgjedhur të komunikojë në këtë formë me të gjithë shqiptarët.
“Pas vjedhjes së Tiranës e kam deklaruar publikisht se do hyjmë në një kurs të ri politik. Arsyet dihen publikisht. E ndër të tjera, puna ime do jetë më pak në ekranin e televizorit e më shumë në kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit. Pjesë e këtyre kontakteve janë edhe shkrimet, një mënyrë për të folur drejtpërdrejt me çdo qytetar që lexon. Jo e vetmja pa pikë dyshimi, por të japin mundësinë të shpjegohesh në një formë që nuk shpjegohesh dot në përditshmërinë frenetike të ekranit. Aq më tepër në pasqyrën kaq keqaz të deformuar të botës mediatike shqiptare”. Shton Rama.
Vetëm populli, me të drejtën e votës do të mund t’i heqë mandatin qeverisë, jo ulërimat të sharat apo qoftë edhe protestat qytetare, shprehet kryetari i PS-së në editorialin e tij që përfundon me frazën: “Ne s’kemi shkop magjik. Ne s’kemi as armë, as gurë. S’kemi as mandat për të vënë dorë mbi plagët e vendit, sepse jemi në opozitë jo në qeveri. Ne kemi vetëm fjalën për ata që kanë veshë e dëshirë të dëgjojnë idetë, pikëpamjet, argumentat tona. Dhe kemi të gjithë pasionin politik për të bërë realitet një rilindje shqiptare në rrugën e Shqipërisë së gjithë Europa. Me kthjellësi, vullnet, durim e mbi të gjitha patriotizëm e qytetari”.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne vitin 2009 votova pa u lekundur e me besim te thelle per PS-ne. Besova qe programi i saj do te ofornte alternativa te verteta: programi perflitej shume, po ashtu perfliteshin edhe ekspertet me te mire, nderkombetare e vendas, qe me gjase ishin mbledhur per te hartuar kete program. I deshiruar per te pare programin ndryshe, e kerkova e e kerkova gjithandej: ne faqen web te PS-se, ne faqet e mediave te ndryshme, u ngula para televizorit per te peshkuar programin kurdohere qe ky do te dilte, derisa me dhimbje u detyrova te pranoj qe i vetmi program ishin shtate fjalite qe Rama rreshtoi nje e nga nje tek emisioni i Balles ne Top Channel para zgjedhjeve. Shtate fjali, nga nje per secilen fushe te administrimit publik: arsimi, shendetesia, bujqesia, transporti, ekonomia, etj.... Kaq ishte maksimumi i programit qe arriti te vije tek une, votuesi entuziast, besimplote dhe besnik i PS.

Shpresoj qe kete radhe programi te jete te pakten shtate faqe....

Respublica, lutem ta botoni kur te shpallet.

Submitted by Anonim (not verified) on

anonimi para meje,

te njejten gje edhe une; e kam kerkuar e ku nuk e kam kerkuar ate program. perpjekja e fundit, pasi i provova te gjitha keto qe ke renditur Ti, ishte te shkoja ne seline e PS, por as atje nuk e gjeta. po mire, u thashe, te pakten ate programin per arsimin. moren ne telefon Shamkun, qe ishte pergjegjese per arsimin ne PS e ate kohe perflitej te ishte kandidate per postin e ministrit te arsimi nese fitonte zgjedhjet PS, po as ajo nuk e kishte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.