Bllokohet pretenca e Gërdecit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/6729_1_670.jpg?itok=_1ldrY98)
Për të pestën herë prokurorët e cështjes "Gërdeci", nuk ja kane dale dot mbanë të përfundojnë leximin e volumit 500 faqësh të pretencës së tyre ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit.
Kjo do të thotë se 150 faqet që kanë mbetur pa u lexuar vazhdojnë të mbeten edhe misteri më i madh i qëndrimit që do të mbajë prokuroria për dënimet që do t'i kërkojë gjykates. Megjithatë, avokatët e te pandehurve thonë se ne baze te akuzave qe rendojne mbi klientet e tyre, mund te behet edhe nje parashikim se sa do jene denimet qe do kerkoje prokuroria.
Keshtu referuar Kodit Penal per akuzen me te rende qe u adresohet kater personave ate te vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim kunder 26 personave dhe duke rrezikuar jeten e shume te tjereve Kodi Penal thote se denohet jo me pak se 20 vjet ose me burgim te perjetshem. Ndersa per shume te tjere qe akuzohen per shperdorim detyre dhe falsifikim dokumentash Kodi Penal parashikon denime nga nje vit deri ne pese vjet heqje lirie, si dhe gjobe nga 300 mije deri ne nje milione.
Ne seancen e radhes gjyqtari Ridvan Hado ka kryer ritualin e apelit te paleve, te cilat lakohen tre here ne jave ne sallen e kesaj gjykate. E duke qene se i pandehuri Ylli Pinari eshte me probleme shendetesore, dhe sipas gjyqtarit ka kerkuar qe te jete vete i pranishem, procesi nuk mund te zhvillohej.
Ne perfundim seanca e radhes u caktua per te henen, ne oren 10:00. Pavaresisht shkaqeve qe u bene te ditura ne gjykate babai i Erison Durdes, nje prej femijeve te vrare nga shperthimi i Gerdecit, beri i beri apel kreut te shtetit te nderhyje.
Feruzan Durda i kërkoi kreut të vendit, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të ndërhyjë për zhbllokimin e situatës.
Top-channel.com
Add new comment