Arkiv-Lajme të përditësuara

Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë

Postuar në 07 Nëntor, 2011 05:16

Serbët kanë ndaluar të hënën kalimin e makinave të KFOR-it me ushtare amerikanë, në pikën kufitare të Jarinjës.
Sipas Kosovapress, pas bisedimeve mes përfaqësuesve të serbëve dhe KFOR-it, të cilat kanë zgjatur rreth gjysmë ore, makinat ushtarake janë kthyer në drejtim të Mitrovicës dhe nuk është regjistruar ndonjë incident.
KFOR-i kishte paralajmëruar që të hënën do të vazhdojë punimet në sanimin e urës në vendin Lozhishte që ndodhet në mes të Zvecanit dhe Leposavicit, në mënyrë që makineria e tyre të mund të qarkullojë në drejtim të Jarinjes.

Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie

Postuar në 07 Nëntor, 2011 05:14

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron nga Gjirokastra se është e nevojshme ruajtja e komunikimit dhe tolerancës mes pushtetit vendor dhe qendror.
"Dialogu eshte element i rendesishem demokracie per bashkepunim ne interes te qytetarit", u shpreh kreu i vendit.
Presidenti i Republikës u prit paraditen e së hënës në Bashkinë e Gjirokastrës nga kryetari Flamur Bime dhe drejtues lokalë.

KLD i zgjat dhe dy vjet të tjera mandatin Sashenka Jonuzit

Postuar në 07 Nëntor, 2011 05:11

Sashenka Jonuzi nuk do dalë në pension. Ndryshe nga sa ishte lajmëruar se gjyqtarja e Kolegjit Zgjedhor, e cila dha vendimin përfundimtar për Tiranën, do dalë në pension më 5 tetor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të zgjasë mandatin e saj edhe për dy vite të tjera. Votimi është bërë të shtunën dhe është mbajtur larg vëmendjes së opinionit publik. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka kërkuar vetë që një vendim i tillë të futet në rend dite. Në KLD ka pasur një debat në lidhje me shtyrjen e mandatit të Jonuzit. Kreshnik Spahiu, nënkryetari i KLD ka abstenuar.

Basha: Myslimanët do kenë xhaminë e munguar

Postuar në 06 Nëntor, 2011 15:25

Në ditën e festës, gjithë besimtarët myslimanë të kryeqytetit kanë marrë garancinë nga kreu i bashkisë, Lulzim Basha se shumë shpejt ata do të kenë xhaminë e munguar.

Pas vizitës së zhvilluar në mesditë në Komunitetin Mysliman dhe pasi ka ndarë me kreun e saj urimet e rastit për këtë ditë të shënuar, Basha ka dhënë siguri se premti për xhaminë do të bëhet shumë shpejt realitet.

Kongresi i PS-së, numërimi shtyhet për nesër

Postuar në 06 Nëntor, 2011 15:23

Kongresi i Partise Socialiste ka shtyre per diten e neserme procesin e numerimit.

Pas punimeve te gjata te djeshme, sot pritej te vijohej me procesin e numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare .

Por nisur nga punimet egjata te djeshme dhe dita e festes se Kurban Bajramit, Kongresi ka vendosur rinisjen e punimeve mengjesin e neserm. Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.

Tadiç refuzon Jovanoviçin, nuk heq dorë nga Kosova

Postuar në 06 Nëntor, 2011 11:02

Beograd, 6 nëntor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se nuk mund ta nënshkruajë dokumentin e paraqitur nga Partia Liberal-Demokrate e Çedo Jovanoviqit dhe Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe e Vuk Drashkoviqit(për ndryshimin e politikës kundrejt Kosovës), sepse nuk mund të heqë dorë nga “interesat legjitime shtetërore dhe kombëtare”, ndërsa e ka konsideruar si të pazakontë që këto parti kanë kërkuar nga ai që të bëjë diçka të tillë.

Durrës, tre doganierë nën pranga

Postuar në 06 Nëntor, 2011 09:15

Tre doganierë dhe katër shtetas të tjerë janë arrestuar mëngjesin e së dielës në Durrës, në kuadrin e një operacioni anti-kontrabantë të quajtur “Siguria”.

Ndërhyrja e policisë u realizua pas sigurimit të provave se të arrestuarit kishin futur në Shqipëri 51.5 mijë litra karburant kontrabandë, përmes dy autobotëve për llogari të dy pikave të karburantit në Shkodër e Fier.

Deklarimi i pasurisë, individët “heshtin”

Postuar në 06 Nëntor, 2011 09:13

Edhe pse ligji për deklarimin individual të të ardhurave vjetore ka hyrë në fuqi që në prill të këtij viti, numri i personave që e kanë dorëzuar formularin deri tanimë pranë Drejtorive Rajonale Tatimore është i papërfillshëm.

Nisur nga ky fakt, pritet që në ditët në vazhdim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ato rajonale të ndërmarrin nisma sensibilizuese për të informuar më qartë qytetarët rreth këtij ligji dhe masave që do të merren në rast të moszbatimit të tij, informoi ditën e dielë në faqet e saj e përditshmja “Shqip”.

Greqi, kriza politike, Samaras këmbëngul: Duhen zgjedhje!

Postuar në 05 Nëntor, 2011 13:05

Po zvogëlohet cdo minutë e më shumë drita në fund të tunelit, që sikur solli pak shpresë, pas votëbesimit të qeverisë dhe takimit Papandreu-Papulias.

Insistimi i kryetarit të Partisë “Demokracia e re”, Antonis Samaras për zgjedhje të parakohshme, e zgjat frikshëm “trillerin politik”, që po luhet në Athinë. 

Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”

Postuar në 05 Nëntor, 2011 13:02

Edi Rama shpalos para kongresit platformen dhe programin e ri të Partisë Socialiste. Ai mbrojti propozimin për një sistem të ri taksash, dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, zgjidhjen e cështjes së pronave, zhvillimin e turizmit, arsimit dhe sektorëve të tjerë.

Rama deklaroi se "vendimi i pare qe do te marrim ne parlament pas ardhjes ne pushtet do te jete anullimi i ligji i plehrave". Rama tha se ky eshte nje projekt per 95 % te shqiptareve kunder nje qeverisjeje qe punon per 5 % te biznesit te oborrit te Sali Berishes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara