Basha: Myslimanët do kenë xhaminë e munguar

Postuar në 06 Nëntor, 2011 15:25

Në ditën e festës, gjithë besimtarët myslimanë të kryeqytetit kanë marrë garancinë nga kreu i bashkisë, Lulzim Basha se shumë shpejt ata do të kenë xhaminë e munguar.

Pas vizitës së zhvilluar në mesditë në Komunitetin Mysliman dhe pasi ka ndarë me kreun e saj urimet e rastit për këtë ditë të shënuar, Basha ka dhënë siguri se premti për xhaminë do të bëhet shumë shpejt realitet.

“Shumë shpejt mblidhet këshilli për përcaktimin e planit dhe komisioni për xhaminë. Do të nisë shumë shpejt  puna e madhe dhe e mirë për t’i dhënë komunitettit xhaminë e munguar prej kohësh”- tha Basha, duke uruar gjithë besimtarët për këtë ditë feste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.