Arkiv-Lajme të përditësuara

Këshilli Mbikëqyrës, Komisioni i Ekonomisë "OK" Fullanit

Postuar në 31 Tetor, 2011 14:23

Komisioni i Ekonomisë miraton vetëm me votat e mazhorancës kandidaturat e Ardian Fullanit, Elizabeta Gjonit dhe Petraq Milos në krye të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Miratimi i tyre ka ardhur pas dy orësh mbledhje ku nuk kanë munguar debatet, por edhe akuzat nga ana e opozitës. Gjatë mbledhjes së komisionit opozita ka kundërshtuar kandidaturën e Fullanit, duke e akuzuarpër njëanshmëri politike, ndërsa dy kandidaturat e tjera e kanë kaluar më lehtë përballjen në komision, edhe pse nuk kanë marrë votat e opozitës.

Pezullohet gërmimi i lumit Erzen

Postuar në 31 Tetor, 2011 14:21

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme, në Top Channel të shkatërrimit të shtratit të lumit Erzen, ditën e hënë, firmat e inerteve kanë pezulluar punën.
Nga burime jo zyrtare mesohet se firmat e inerteve përgjatë gjithe lumit kanë pezulluar gërmimet, por zyrtarisht nuk dihet ende nëse pezullimi është cështje kohe apo eshte ndalim perfundimtar i shkaterrimit te Erzenit.

Polemikat për Panairin e Librit

Postuar në 31 Tetor, 2011 14:19

Vazhdojnë polemikat mes Shoqatës së Botuesve dhe shtëpisë botuese “Dudaj” për pjesëmarrjen e kësaj të fundit në Panairin e Librit, që do të nisë në Tiranë më 9 nëntor.
Shkak është bërë një shkrim në gazetën Shekulli, ku pretendohet se “Dudaj” është lënë jashtë panairit, për shkak se është botuese e librit “Kurban” të kryesocialistit Edi Rama.

Mbyllet censusi, Nurja: Procesi ishte i rregullt

Postuar në 31 Tetor, 2011 09:45

Dita e sotme ka shënuar edhe mbylljen zyrtare te procesit te censusit, pra regjistrimit te popullsisë dhe banesave në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, ku edhe njoftoi mbylljen e procesit, drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Ines Nurja, falënderoi të gjithë ata që janë bërë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

‘Ky proces ishte i rregullt dhe sipas parashikimeve. Do të ketë edhe një procedurë post-Census, i cili do të bëhet gjatë muajit nëntor”- tha Nurj, duke shtuar se do të ketë verifikime.

Patos, drejtori vidhte Ujësjellësin

Postuar në 31 Tetor, 2011 09:42

Disa herë rresht qyteti i Patosit ka mbetur pa ujë të pijshëm sepse kablli elektrik që furnizonte pompat e Ujësjellësit vidhej.
Një ditë me parë ndodhi i njëjti fenomen dhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit Baftjar Gropa akuzoi kompaninë CEZ, se po linte pa ujë qytetin, por policia të hënën e shpalli atë në kërkim, si të dyshuarin kryesor për organizim të vjedhjes së përsëritur të kabllit që e shiste për skrap.
Akuza e Gropës vinte pas grabitjes se nje dite me pare te gati 1 kilometer kabell qe perdorej per furnizimin me uje te qytetit.

Vizita e Topit në Pukë terrorizon qeverinë

Postuar në 31 Tetor, 2011 03:13

Tanimë çdo vizitë e presidentit të Republikës shihet në kontekstin e deklaratave të rikthimit në politikë. Megjithatë, edhe në vizitat e mëparshme që ka zhvilluar presidenti Topi, një gjë nuk i ka munguar, pritja e mirë. Në disa sondazhe, figura e Topit është vlerësuar ndjeshëm nga qytetarët. Por, fakti që presidenti bën vizita në disa zona që quhen si bastione të qeverisë, sidomos kur shkon në Pukë, e cila mbulohet në fushata zgjedhore nga zonja Topalli, atëherë sulmi i qeverisë nuk mund të mungojë. Dhe e kanë sulmuar për arsyen më të çuditshme, pse atë nuk e presin zyrtarët e PD.

Raporti “Marty” përplas Shqipërinë e Serbinë në OKB

Postuar në 31 Tetor, 2011 03:11

Raporti "Dick Marty" përplas Shqipërinë dhe Serbinë në OKB. Dokumenti i senatorit zviceran, që përmban akuza lidhur me trafikun e organeve të serbëve në territorin shqiptar gjatë dhe pas luftës së vitit 1999-të në Kosovë, ka nxitur debate të ashpra mes ambasadorit shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha dhe përfaqësuesit të Beogradit në këtë organizatë, Feodor Starçeviç. Gjithçka ndodhi gjatë një prej seancave të komitetit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në OKB, javën e kaluar. 

Qeveria “harron” të raportojë në Kuvend për shtrirjen e sovranitetit

Postuar në 31 Tetor, 2011 03:00

Glauk Konjufca e ka ngarkuar veten me një mision. Po do që ta shtyjë Qeverinë e Kosovës “me zor” që ta bëjë një gjë, të cilën ajo s’po e bën vullnetshëm: të raportojë për përpjekjet e saj për të vënë kontroll në tërë hapësirën shtetërore konform kërkesës së lëvizjes “Vetëvendosje” që Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar me shumicë votash më 5 maj të këtij viti.

Ai ka thënë se do të bëjë të pamundurën që gjatë nëntorit ta sjellë Qeverinë në Kuvend për të dhënë raport.

VV: Ta dëmtojmë Serbinë nga Kosova

Postuar në 30 Tetor, 2011 11:40

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” të dielën e kanë ndalur kamionin me targa serbe SJ 001-UO, ndërsa pas verifikimit të prejardhjes së mallit e kanë rrotulluar atë. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të kësaj lëvizjeje dërguar medieve.

Njoftohet se kamioni transportonte grurë nga Serbia dhe se aksioni është zhvilluar në kilometrin e parë të magjistrales Arllat-Malishevë.

Tryeza e PS për Drejtësinë. PD: Bllokim i ri për reformat

Postuar në 30 Tetor, 2011 08:46

Dy ditë pasi opozita mbajti tryezën mbi reformën në drejtësi, Pardia Demokratike ka reaguar duke e cilësuar veprimtari propagandistike që synon bllokimin e reformave në vend.
“Në fakt zoti Rama kishte përgatitur nje veprimtari propagandistike, me të cilën qartazi synon të pengoje edhe me tej procesin e reformave dhe te angazhimeve intergruese të Shqipërise”, u shpreh sot në një deklaratë shtypi, deputetët demokratë në Komisionin e Ligjeve.
Deputetët demokratë u shprehën se Rama duhet t’u kërkonte falje shqiptarëve për bllokimin 3 vjecar që i ka bërë reformave në vend.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara