Tryeza e PS për Drejtësinë. PD: Bllokim i ri për reformat

Postuar në 30 Tetor, 2011 08:46

Dy ditë pasi opozita mbajti tryezën mbi reformën në drejtësi, Pardia Demokratike ka reaguar duke e cilësuar veprimtari propagandistike që synon bllokimin e reformave në vend.
“Në fakt zoti Rama kishte përgatitur nje veprimtari propagandistike, me të cilën qartazi synon të pengoje edhe me tej procesin e reformave dhe te angazhimeve intergruese të Shqipërise”, u shpreh sot në një deklaratë shtypi, deputetët demokratë në Komisionin e Ligjeve.
Deputetët demokratë u shprehën se Rama duhet t’u kërkonte falje shqiptarëve për bllokimin 3 vjecar që i ka bërë reformave në vend.
“Diten e premte Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar zhvilluan një veprimtari politike për reformën në drejtësi, e cila do të kishte qenë një event me të vertetë shpresëdhënës, nëse stari i eventit, lideri i PS-se zoti Rama do u kishte kerkuar ndjesë publike shqiptareve për bllokimin mbi tre vjecar qe i ka bërë cdo nisme reformuese ne fushen e drejtësisë.
Sipas grupit parlamentar të PD në Komisionin e Ligjeve, bllokimin e ri të reformave, PS po kërkon ta realizoje nëpërmjet veglave te verbëra te Partise Socialiste në gjirin e drejtësisë.
“Jo me kot ndërhyrjet me të zëshme iu lanë në dorë një gjyqtari te Gjykates se Larte, zotit Ardian Dvorani dhe nje prokurori te Prokurorisë së Përgjithshme, zotit Shkelqim Hajdari. Të dy përfaqësuesit e drejtësise merrnin pjesë në këtë veprimtari partiake (mesa duket me urdher te Shefit), në kundërshtim flagrant me statusin, detyren dhe funksionin e tyre shteteror”.
“Zotit Rama mesa duket i intereson me fort keqperdorimi i njerezve te vet brenda drejtesise, sesa respektimi qofte dhe formalisht i pavaresise se organeve te drejtesise. Me kete veprimtari Zoti Rama ka dashur tu tregoje shqiptareve se per te drejtesi e mire, prokurori e mire apo gjyqesor i mire jane vetem drejtesia, prokuroria apo gjyqesori i ushtareve dhe vasaleve kamikaze”, thekon më tej deklarata e shtypit.
Deputetet demokrate të Komisionit të Ligjeve shprehen se nuk pajtohen me këtë vizion të mbrapshte antireformë. Sipas tyre vendi ku duhen bërë reformat, është vetëm një, Kuvendi.
“Deputetet demokrate te komisionit te ligjeve janë të sigurte se rruga e reformës është e papajtueshme me shfaqe të tilla të nënshtrimit grotesk të përfaqësuesve apo organeve te drejtesise. Reforma bëhet me përkushtim, idealizëm e vetmohim. Reforma bëhet ne Kuvend, atje ku zoti Rama nuk është prezent. Atje ne presim koleget tanë socialistë që me të njëjtin shpirt si ne të japin mendimin, kontributin, vizionin dhe votën e tyre në të mirë të vendit dhe të integrimit”.

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.