Arkiv-Lajme të përditësuara

Qytetarët kundër importit të mbetjeve

Postuar në 03 Nëntor, 2011 09:46

Qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërise civile janë vendosur para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për importin e mbetjeve. Ndërsa deputetet diskutonin në kuvend pro dhe kundër ligjit, përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë argumenta përse nuk e duan këtë ligj.
“Kemi marrë vesh nga burime jozyrtare, që në Itali është bërë gati ngarkesa e parë me plehra për t’u dërguar në Shqipëri. Tu themi jo plehrave, t’u themi jo importit të kancerit”, deklaroi përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kozara Kati.

“Shqipëria nuk do t’i shpëtojë krizës”

Postuar në 03 Nëntor, 2011 09:43

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve

Postuar në 02 Nëntor, 2011 06:50

Inspektoriati Ndërtimor Urbabistik Kombëtar ka nisur të mërkurën aksionin për ndalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenet ujore.
Pas denoncimeve disamujore në Top Channel të shkatërrimit të shtratit Erzen prej firmave inerte, Inspektoriati ka vendosur që prej 1 nëntorit të mos lejohet më shfrytëzimi i paligjshëm i shtretërve të lumenjve.
"Do të ndalojmë masakrën e lumenjve", thotë kryeinxhineri Gëzim Dauti, i cili kryeson aksionin.

Festat e Nëntorit, AK: Kundër ndarjes politike për festat kombëtare

Postuar në 02 Nëntor, 2011 06:47

Lëvizja Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë sot një tjetër aksion në qytetin e Vlorës. AK ka ngritur një komision për organizimin e festave të Nëntorit, të cilit i janë bashkuar edhe dhjetëra organizata të tjera. Sic deklaron kjo lëvizje, në organizimin e këtyre festave kombëtare nuk pranohet ndarja politike.
Politika shqiptare në vite ka festuar e ndarë “28 Nëntorin” dhe festën e Clirimit. Përfaqësuesit e së djathtës bashkë me festën e Pavarësisë përkujtojnë edhe festën e Clirimit të Shqipërisë, ndërsa për të majtët këto dy festa janë të ndara.

Ekspertët: Tirana është e mbuluar nga një re toksike

Postuar në 02 Nëntor, 2011 06:46

Ajri që thithin çdo ditë banorët e Tiranës është disa herë më i ndotur se normat e lejuara. “Gazeta Shqiptare” në numrin e sotëm i referohet ekspertëve të fushës, të cilët theksojnë se ndër ndotësit kryesor në kryeqytet janë makinat.
Dhimitraq Trajani, profesor i Inxhinierisë Mekanike thotë se institucionet përgjegjëse jo vetëm nuk kanë marrë masa për shpërbërjen e resë toksike që mbulon kryeqytetin, por ajo madje sa vjen e dendësohet duke paralajmëruar prej kohësh një stuhi të fortë. Sipas Trajanit, fajtorët kryesorë për këtë situatë janë amortizimi i madh i automjeteve.

Dorëzohet në Kuvend peticioni kundër importit të plehrave

Postuar në 02 Nëntor, 2011 06:43

Kuvendi Civil ka dorëzuar gjatë ditës së sotme në Kuvend një peticion të nënshkruar nga qytetarë shqiptarë, kundër importit të plehrave në Shqipëri.

Peticioni, përveçse është firmosur nga shumë qytetarë, është firmosur edhe nga ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu, si dhe shkrimtari Dritëro Agolli.

KLSH, rrëzohet propozimi i Topit

Postuar në 01 Nëntor, 2011 14:47

Maxhoranca rrëzoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kandidaturën e Sali Shehut, të propozuar nga presidenti për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me pretendimin se nuk përmbush kriteret ligjore.
"Mendimi im është që unë do të isha krenar t'ju kisha në krah, në luftën tonë politike pranë Partisë Demokratike dhe ju shoh më mirë në PD, sesa kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit", tha deputeti demokrat Igli Cara.

“Shqiptarët janë fisnikë, liderët e tyre jo”

Postuar në 01 Nëntor, 2011 14:44

“Shqiptarët janë një popull fisnik por, nuk besoj që po aq fisnik janë edhe udhëheqësit e shtetit shqiptar. Teksa Shqipëria po ecën në zhvillimin e saj ekonomik përplasjet politike ndërmjet dy forcave kryesore atje lënë shumë për të dëshiruar”. Kështu deklaroi në Prishtinë ish-Ministri për Europën në qeverinë e Londrës, Dennis MacShane.

Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra

Postuar në 01 Nëntor, 2011 08:54

Pas përfundimit edhe të ekspertizes, si dhe pas verifikimit të dyshimeve të ngritura që në këqyrjen e vendit të ngjarjes, prokuroria e ka klasifikuar vdekjen e oficerit të Shërbimit të Inteligjences, Isa Copa si vrasje.
Ekspertiza tregoi se menyra e gjetjes se trupit dhe goditja e armes apo edhe zjarrvenia me qellim e automjetit nuk mund te ishin kryer nga oficeri i SHISH-it, per te cilin ne momentin e pare u dyshua si vetëvrasje.

Përgjysmohet importi nga Serbia

Postuar në 01 Nëntor, 2011 08:51

Me gjithë fushatat e ndryshme vetëdijesuese nga organizata joqeveritare dhe lëvizja “Vetëvendosje” për të ndikuar në vetëdijesimin e qytetarëve për të mos konsumuar produkte serbe, sipas qytetarëve dhe ekspertëve të ekonomisë këto fushata nuk po arrijnë efektin e tyre sa duhet, pasi që produktet serbe në treg po gjenden me çmime më të ulëta, e të cilat ndikojnë në përzgjedhjen e tyre. Por, nga ana tjetër, nëse bëjmë krahasime të importit të produkteve serbe të këtij viti me vitin e kaluar, vërehet një import dukshëm më i vogël i këtyre produkteve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara