Ekspertët: Tirana është e mbuluar nga një re toksike
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/1595_1_799.jpg?itok=gjfQmYH3)
Ajri që thithin çdo ditë banorët e Tiranës është disa herë më i ndotur se normat e lejuara. “Gazeta Shqiptare” në numrin e sotëm i referohet ekspertëve të fushës, të cilët theksojnë se ndër ndotësit kryesor në kryeqytet janë makinat.
Dhimitraq Trajani, profesor i Inxhinierisë Mekanike thotë se institucionet përgjegjëse jo vetëm nuk kanë marrë masa për shpërbërjen e resë toksike që mbulon kryeqytetin, por ajo madje sa vjen e dendësohet duke paralajmëruar prej kohësh një stuhi të fortë. Sipas Trajanit, fajtorët kryesorë për këtë situatë janë amortizimi i madh i automjeteve.
Në një shkrim të gjatë analizues ai sqaron se pavarësisht viteve të gjata, institucionet përkatëse nuk kanë arritur të japin të dhëna specifike se sa për qind e ndotjes i dedikohet pluhurit për shkak të ndërtimeve, sa për qind amortizimit të automjeteve dhe sa për qind cilësisë së karburanteve. Ai propozon që të ndryshojnë tekstet me të cilat mësojnë studentët, ndërkohë që studentët e Politeknikut dhe të Mjekësisë të bëjnë matjet specifike në terren.
Balkanweb.com
Add new comment