Dorëzohet në Kuvend peticioni kundër importit të plehrave

Postuar në 02 Nëntor, 2011 06:43

Kuvendi Civil ka dorëzuar gjatë ditës së sotme në Kuvend një peticion të nënshkruar nga qytetarë shqiptarë, kundër importit të plehrave në Shqipëri.

Peticioni, përveçse është firmosur nga shumë qytetarë, është firmosur edhe nga ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu, si dhe shkrimtari Dritëro Agolli.

Ndërkohë, Kuvendi Civil, së bashku me Aleancën Kundër Importit të Plehrave, do të mbajnë nesër një protestë kundër importit të plehrave. Protesta realizohet në ditën kur Kuvendi pritet që të miratojë këtë ligj me votat e mazhorancës. Protesta do të nisë para ambienteve të Ministrisë së Mjedisit, për të vazhduar më pas para Parlamentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.