INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2388_1_801.jpg?itok=Vb6AmAs3)
Inspektoriati Ndërtimor Urbabistik Kombëtar ka nisur të mërkurën aksionin për ndalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenet ujore.
Pas denoncimeve disamujore në Top Channel të shkatërrimit të shtratit Erzen prej firmave inerte, Inspektoriati ka vendosur që prej 1 nëntorit të mos lejohet më shfrytëzimi i paligjshëm i shtretërve të lumenjve.
"Do të ndalojmë masakrën e lumenjve", thotë kryeinxhineri Gëzim Dauti, i cili kryeson aksionin.
Inspektoriati i Mjedisit pak dite me pare tha se shfrytezimi i lumit eshte bere, vetem permes nje kerkese-leje te Ministrise se Transporteve drejtuar Ministrise se Mjedisit. Ne kete kerkese thuhej qarte, se Drejtoria e Rrugeve kerkonte shfrytezimin e shtratit te lumit Erzen, per mbushjen e segmentit te Unazes se Madhe. Kerkese qe eshte refuzuar dhe per te cilen duhej te nderhynte Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Por ky i fundit, jo vetem qe nuk e ka ndalur masakren, por duket se ka lejuar veprimin e firmave te inerteve mbi bazen e kesaj kerkese te refuzuar.
Per muaj te tere edhe pse masakra u denoncua ne Top Channel firmat e inerteve kane shkaktuar nje dem te madh mjedisor.
Top-channel.tv
Add new comment