Përgjysmohet importi nga Serbia

Postuar në 01 Nëntor, 2011 08:51

Me gjithë fushatat e ndryshme vetëdijesuese nga organizata joqeveritare dhe lëvizja “Vetëvendosje” për të ndikuar në vetëdijesimin e qytetarëve për të mos konsumuar produkte serbe, sipas qytetarëve dhe ekspertëve të ekonomisë këto fushata nuk po arrijnë efektin e tyre sa duhet, pasi që produktet serbe në treg po gjenden me çmime më të ulëta, e të cilat ndikojnë në përzgjedhjen e tyre. Por, nga ana tjetër, nëse bëjmë krahasime të importit të produkteve serbe të këtij viti me vitin e kaluar, vërehet një import dukshëm më i vogël i këtyre produkteve. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, flet për shifrat e importit të produkteve të vitit të kaluar dhe të këtij viti që nga data 20 korrik deri më 20 tetor, kur edhe ishin hequr masat e reciprocitetit.“Nga 20 korriku deri më 20 tetor të vitit 2010 kemi pasur import të produkteve serbe me një peshë prej 327,585,590.11 kilogramë dhe me një bazë doganore prej 77,358,543.01 euro. Ndërsa, për të njëjtën periudhë të këtij viti janë importuar rreth 123,483,778.72 kilogramë, me një bazë doganore prej 35,440,979.60 euro”, është shprehur Stavileci.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.