Raporti “Marty” përplas Shqipërinë e Serbinë në OKB
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2109_1_722.jpg?itok=MdRp20ST)
Raporti "Dick Marty" përplas Shqipërinë dhe Serbinë në OKB. Dokumenti i senatorit zviceran, që përmban akuza lidhur me trafikun e organeve të serbëve në territorin shqiptar gjatë dhe pas luftës së vitit 1999-të në Kosovë, ka nxitur debate të ashpra mes ambasadorit shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha dhe përfaqësuesit të Beogradit në këtë organizatë, Feodor Starçeviç. Gjithçka ndodhi gjatë një prej seancave të komitetit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në OKB, javën e kaluar.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se në një fjalim të shkruar dukshëm me gjuhën e urrejtjes ndaj Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ambasadori serb foli për ngjarjet në Kosovë pas vitit 1999-të. Me pas ai akuzoi Tiranën zyrtare për pengimin e hetimeve lidhur me raportin e Dick Marty-t, duke theksuar se "klasa politike shqiptare ende beson se akuzat janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë asnjë bazë", ndërsa autoritetet bëjnë një "ping-pong" burokratik e diplomatik lidhur me këtë, duke vonuar hetimet. Por, ambasadori shqiptar, Ferit Hoxha, theksoi se Tirana zyrtare ka bashkëpunuar më parë dhe po bashkëpunon sërish lidhur me hetimet për raportin e Dick Marty-t.
Add new comment