Thaçi prish Kurtin me Demaçin

Postuar në 29 Tetor, 2011 03:03

Kundërshtimi i veprimtarit Adem Demaçi që pas zgjedhjes eventuale në postin e presidentit të vendit t’i thotë “jo” nominimit të Hashim Thaçit për kryeministër dhe në këtë formë ta “pensionojë” nga pushteti liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë që ai t’i prishë raportet me lëvizjen “Vetëvendosje”.

Gjithçka kishte ndodhur pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, kur kërkohej që partitë politike të arrijnë konsensus për ta votuar një kandidat për president, ndërsa drejtuesit e “Vetëvendosjes” ishin të interesuar që nëpërmjet presidentit të ardhshëm ta pamundësojnë nominimin e Thaçit për kryeministër.

Burime të besueshme të “Zërit” brenda kësaj lëvizjeje thonë se gjatë bisedimeve me Demaçin, anëtarët e lëvizjes i kanë ofruar atij kandidimin për president, por gjithashtu e kanë kushtëzuar atë.

“I kanë thënë Demaçit se ne mund të të mbështesim për president, por me kusht që ti të mos e propozosh Hashim Thaçin për kryeministër, e më pas Demaçi është nxehur shumë dhe na ka thënë se ju jeni të vegjël të më qitni kushte mua”, ka thënë burimi i gazetës që ka folur në kushte anonimiteti...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.