Vdekja e minatorit, Berisha ngushëllon familjen

Postuar në 19 Tetor, 2011 09:45

Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjes së minatorit Naim Shyti, I cili ndërroi jetë pas një shpërthimi ditën e djeshme në minierën e Bulqizës.

“Me këtë rast, duke ndarë me ju dhimbjen e kësaj humbje, ju shpreh ju familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit Naim Shyti ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që shpirti i tij të gjej paqen e merituar” thekson më tej kryeministri Berisha.
 

“Vdekja tragjike e njëriut tuaj të dashur, birit, babait, prindit, ishte një lajm shumë hidhërues për mua dhe familjen time, por edhe për qeverinë e vendit” thuhet në mesazhin e kryeministrit.

Ndërkohë minatori Naim Shyti ndërroi jetë ditën e djeshme pas një shperthimi të gazit metan në minierën e Bulqizës. Si pasojë e këtij shpërthimi u plagosen edhe 8 minatorë të tjerë ku 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë kryeministri Berisha vizitoi, minatorët e plagosur një ditë më parë në minierën e Bulqizës, të cilët ndodhen në trajtim intensiv në repartin e reanimacionit të Spitalit Amerikan, në Tiranë.

Shefi i qeverisë pasi u njoh nga shefi i reanimacionit për gjendjen dhe trajtimin e tyre, vizitoi minatorët dhe i siguroi se qeveria është e vendosur të japë ndihmën e mbështetjen e saj, për shërimin e shpejtë e tyre. “Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik” , - u shpreh Kryeministri Berisha- ndërsa tha se qeveria së bashku me mjekët, do të bëjë çdo gjë për ti ndihmuar.

Marrë nga ora-news.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.