KiE rezolutë për Shqipërinë: Politika të tregojë maturi

Postuar në 19 Tetor, 2011 07:52

Partitë të tregohen të matura që zgjedhjet e ardhshme lokale të jenë të mira. Ky është mesazhi që Këshilli i Europës i dërgon forcave politike kryesore në vend, ndërkohë që vendos theksin në bashkëpunimin ndërmjet palëve.
Kongresi i Këshillit të Europës miratoi sot me 88 vota pro raportit të raportuesit të partisë popullore gjermane Volkram Gebel për zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Në raportin e tij Gebel, vlerëson se zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri ishin demokratike dhe transparente, por se u shoqëruan nga tensione mes dy koalicioneve kryesore, ndërsa fushata elektorale e cila duhej të ishte perqendruar në cështjet dhe nevojat lokale, u fokusua në akuzat e ndërsjellta politike mes kandidatëve.
Kongresi i autoriteteve rajonale dhe lokale në Këshillin e Eruopës pasi kanë diskutuar situatën e zgjedhjeve lokale te 8 majit në Shqipëri dhe pasi kanë evidentuar problematikën e tyre miratuan rezoluten me rekomandime konkrete për hapat që duhet të ndërmarrë vendi jonë.
Në thelb të rezolutës për Shqipërinë kërkohët maturi nga forcat politike dhe hapa konkrete. Këshilli i Europës Kongresi shpreh keqardhje për mungesën e dialogut politik të nevojshëm ndërkohë vëren se partitë politike dështuan në përmbushjen e detyrimeve të tyre për menaxhimin sic duhet të zgjedhjeve.
Sipas Këshillit të Europës demokracia në Shqipëri duhet të përparojë, ndaj partitë politike duhet të angazhohen në procesin e integrimit të vendit.

Kështu në dritën e ketyre mangësive që u vunë re, Kongresi :
1. I bën thirrje autoriteteve lokale dhe rajonale shqiptare të promovojnë kushtet për një dialog me të mirë politik mes tyre, me qëllimin për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive, cka përbën dhe komponentin kryesor të qeverisjes së mirë.
2. Konfirmon gatishmërinë e tij për të kontribuar si një forum politik që të ngrejë dhe implementojë një plan veprimi post zgjedhor të Këshillit të Europës.
3. Vendos të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin me zyrën e OSBE-se dhe ODIHR-it në kuadër të një plani gjithëpërfshirës dhe të harmonizuar.
4. I kërkon Komitetit Monitorues të konsiderojë rezultatet e misionit vëzhgues në përgatitjen e raportit monitorues të demokracisë lokale dhe rajonale në Shqiperi, të planifikuar për vitin e ardhshëm.
(e.m/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.