Tiranë, hipotekat e apartamenteve, si do të merren

Postuar në 21 Tetor, 2011 02:52

Qeveria ndërhyn sërish në draftin për hipotekimin e apartamenteve të reja. Procedurat nisin që në fillim të ndërtimit duke i dhënë kompanisë ndërtuese një certifikatë pronësie të përkohshme, e cila më pas do të përdoret për dhënien e hipotekës për secilin blerës apartamenti. Ligji përcakton procedurat dhe konkretisht në momentin kur do të ndërtojë një pallat, kompania ndërtuese i drejtohet Zyrës së Hipotekës duke kërkuar regjistrimin e lejes së ndërtimit. Edhe kontratat e blerjes të lidhura midis kompanisë ndërtuese dhe qytetarëve regjistrohen automatikisht në hipotekë. Në këtë rast, do të jenë Noterët, pranë të cilëve do të lidhen marrëveshjet.
Sipas ligjit, noterët do të kenë mundësi të futën në Regjistrin Elektronik të Pasurive të Paluajtshme duke regjistruar edhe marrëveshjet e lidhura në prani të tyre. Me regjistrimin e karabinasë në Hipotekë, investitori nga njëra anë i krijon mundësi vetës për ta përdorur atë si kolateral për të marrë kredi, por nga ana tjetër i krijon tepër lehtësi blerësit për të marrë hipotekën e apartamentit në tij. Në situatën kur karabinaja është regjistruar, blerësi i apartamentit do të ketë mundësi që në momentin e përfundimit të punimeve dhe marrjes së lejes së shfrytëzimit nga ana e pushtetit lokal, të aplikojë për marrjen e Certifikatës së Pronësisë mbi apartamentin, marrëveshja për të cilin ekziston në regjistrat e Hipotekave. 
"Gazeta Shqiptare" boton sot pjesë të draftit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.