Procesi ‘Gërdeci’ drejt fundit, sot jepet pretenca për 29 të pandehurit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3350_1_416.jpg?itok=kV8Knyz6)
Në dyert e gjykates së Tiranës pritet të jepet sot pretenca e Prokurorisë për 29 të pandehurit e procesit ‘Gërdeci’.
E parashikuar të zhvillohej ditën e martë seanca u shty për shkak të mungeses në këtë seancë të të pandehurve dhe avokatëve të tyre. Pritet që gjatë seancës së sotme Prokurorët Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi të vijojnë leximin e dosjes voluminoze prej 500 faqesh.
Ditën e hënë Prokurorët ndërtuan dhe njëherë kronologjinë e tragjedisë si edhe ngriten akuzat për të pandehurit.
Gjatë leximit të pretencës Prokuroria ka nxjerrë në dritë fakte të pathëna, per demontimin e municioneve të kalibrit të rëndë. Një tavoline metalike, disa blloqe betoni, leva dhe sqepar, këto ishin pajisjet me të cilat kryhej demontimi.
Sipas Prokurorëve demontimi në fabrike kryhej pas asnjë lloj sigurie, ndërsa kompania Albademil nuk kishte licensë për demontimin, ndërsa magazinat për mbajtjen e muncioneve nuk ishin te licensuara.
Sipas Prokurorëve Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli, kanë shpërfillur me vetëdije të gjitha rregullat e sigurimit në Gërdec, çka shkaktoi dhe tragjedinë.
Ata akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkepunim, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave, një akuzë kjo, që mund t'u kushtojë të pandehurve edhe dënimin maksimal me burgim të përjetshëm, që parashikon ligji shqiptar.
Marre nga balkanweb
Add new comment