Serbët vazhdojnë të kundërshtojnë KFOR-in

Postuar në 20 Tetor, 2011 09:25

Një pjesë e komunitetit serbë në veri është fokusuar në kundërshtimin e vendimit të KFOR-it për heqjen e barrikadave, disa të tjerë po kryejnë punë të tjera, gjithsesi të paligjshme. Policia e Kosovës ka arrestuar në Leposaviq të dyshuarit S. Nikoliq dhe S. Prokiq, shtetas të Serbisë, banorë të Kragujevcit. Të njëjtit besohet te kishin qenë të përfshirë në një rast të grabitjes dhe të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore me armë zjarri, vepër kjo e kualifikuar si vepër penale e vrasjes në tentativë. Në bazë të informatave preliminare të policëve në vendngjarje, mësohet se incidenti kishte filluar me grabitje derisa dy të dyshuarit, pa ndonjë paralajmërim, kanë shtënë në viktimën e tyre dhe kanë grabitur automjetin e tij “Golf VI” me targa “KG”, me të cilin janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë prapa viktimën e plagosur.
Tetë ushtarë të KFOR-it janë lënduar në aksionin e sotëm për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri të Kosovës. Zyra për Informim e KFOR-it thotë se një ushtar është lënduar nga gazi lotsjellës, kurse një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerë nga mjetet për shuarjen e zjarrit. Ata janë konfrontuar me serbët lokalë, të cilët nuk u janë bindur urdhrit të KFOR-it për t’u larguar nga barrikadat.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se qytetarët për asnjë çmim nuk guxojnë të përgjigjen me dhunë në asnjë situatë. “Shteti i Serbisë kërkon nga të gjithë respektimin e Rezolutës 1244 të OKB-së dhe zbatimin e gjashtëpikëshit të Ban ki Moonit, sipas të cilit, definohet statusi neutral i institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Tadiq.

10 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë konfrontimit me serbët në njërën nga barrikadat  e vendosura në Jagnjenicë. KFOR ka intervenuar edhe në pikën 31, me ç’ rast ka bastisur një shtëpi e lokale, raporton "ARTA TV". 

Në orët e hershme të mëngjesit forcat e NATO-së kanë filluar operacionin për largimin e barrikadave nga rrugët e veriut të Kosovës. Deri më tani KFOR-i ka larguar barrikadën në hyrje të fshatit Zupq e cila ka qenë e betonuar si dhe barrikadën në fshatin Jegenicë, rruga Zvecan-Zubin Potok. Sipas burimeve të gazetës nga veriu, në barrikadën në Jegenicë, pjesëtarë e KFOR-it, kamionët që kanë qenë të vendosura si pengesa në rrugë i kanë larguar dhe ia kanë lënë në arat aty përreth. Në atë vend janë mbledhur rreth 100 veta në mesin e tyre edhe i ashtuquajturi kryetra I Komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiq.
Pas largimit të barrikadës së betonuar nën fshatin Zupç,KFOR-i ka  shkuar në barrikadën e dytë në dalje te fshatit Zupç.  
Deri më tani pjesëtare e NATO-së nuk kanë hasur në ndonjë rezistencë dhe nuk ka pasur as përdorim të gazit lotsjellës si është raportuar nga medie serbe, thonë burimet e Koha Ditore nga veriu.

Pjesëtarët francezët të KFOR-it gjatë natës  kanë marrë barrikadën para vendkalimit kufitar Bërnjak. Rruga është hapur për komunikacion. Gjatë natë, njoftojnë mediet serbe, në Zubin Potok janë dëgjuar zëra  që ftojnë qytetarë serbë në barrikada. Në këtë komunë është marrë barrikada në Jagnjice.
Serbët po klithin: Nuk keni për të na dëbuar nga këtu”.
KFOR-i ka përdorur gaz lotsjellës pasi që serbët po provojnë të pengojnë heqjen e barrikadave, raporton AP
Ushtarët gjermanë dhe austriakë të KFOR-it kanë arritur të çmontojnë një pjesë të barrikadës së serbëve në fshatin Zhupçq. Ata po rezistojnë dhe janë mbledhur tek barrikada qendrore
Presidenti serb, Boris Tadiq herët në mëngjes sot për të kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i përmbajtje në veprimet e tyre. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve lokalë të marrin vendime, siç ka thënë ai në interes të qytetarëve dhe jo për interesa të liderëve të tyre partiakë në përfitim për zgjedhjet në Serbi. 

Mediet serbe raportojnë se rrjetet telefonike të Serbisë 063 dhe 064  janë shkëputur në territorin e Kosovës
KFOR-i ka shtuar prezencën kudo në veri duke krijuar edhe pika të reja kontrolluese. KFOR-i ka përdorur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën dhe ka vendosur një pikë kontrolli në urën që ndanë fshatin Çabër dhe fshatin Zupç.
Serbët në barrikadë janë shtuar, po dëgjojnë muzikë nacionaliste, ndëra para tyre ka mbajtur fjalim kryetari ilegjitimi i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq nga barrikaduesit të mos me hedhin  gurë.

Koha Ditore

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.