Refuzimi i statusit, Topi: Shkaku? Mungesa e dialogut politik

Postuar në 12 Tetor, 2011 12:13

 

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot pasdite një takim pune me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, i cili i dorëzoi zyrtarisht Kryetarit të Shtetit Raportin e Përparimit për Shqipërinë për vitin 2010-2011 të përpiluar nga Komisioni Evropian.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të presidencës, pasi i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Sekui për gjithë mbështetjen dhe ndihmesën dhënë Shqipërisë në rrugën për arritjen e standardeve integruese në familjen e madhe euroatlantike dhe pasi vlerësoi Bashkimin Evropian për qëndrimet gjithmonë objektive, Presidenti Topi vuri në dukje se aspirata e qytetarëve shqiptarë për integrim në BE vijon të mbetet përparësia jonë kryesore.
"Ne do ta lexojmë Raportin e Përparimit me kujdes e me shumë vëmendje duke qenë të vendosur të ecim përpara në këtë rrugëtim integrues", - theksoi Presidenti i Republikës, - "por do të vazhdojmë t'i inkurajojmë e t'i nxisim aktorët politikë që të adoptojnë një sjellje të vërtetë evropiane. Këta aktorë kryesorë politikë duhet të gjejnë rrugën e komunikimit normal politik dhe dialogut të duhur institucional, që mungon prej kohësh duke u bërë edhe arsyeja kryesore për mosarritjen e objektivit të marrjes së një vlerësimi pozitiv nga Bashkimi Evropian".

Nga ana e tij, Ambasadori Sekui vuri në dukje rolin pozitiv institucional dhe konstruktiv të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit, duke nënvizuar rëndësinë dhe koherencën e deklaratave dhe apeleve të tij të vazhdueshme publike për rivendosjen dhe efikasitetin e dialogut dhe komunikimit politik dhe institucional të klasës politike shqiptare. Ambasadori Sekui theksoi edhe njëherë se Raporti i Përparimit 2011 i Komisionit Evropian, i cili paraqet në mënyrë objektive situatën aktuale, do të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për rrugëtimin e ardhshëm integrues të Shqipërisë dhe plotësimin e standardeve nga ana e saj.

Marrë nga noa.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.