Kuvendi diskuton pr/ligjin për mbrotjen nga rrezatimi jonizues

Postuar në 13 Tetor, 2011 05:18

Kuvendi nis punën 1 orë me vonesë për shkak të mbledhjes së Kyretarëve të grupeve parlamentare. Kuvendi nisi rreth orës 11: 30 me diskutimin dhe miratimi i projektligjit “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”.

Relatori Tritan Shehu tha se pr/ligji ka ardhur i përmirësuar në përputhje me direktivat e Komisionit Euoropian, si dhe përmbush standardet që kërkohen në këtë fushë. Ai bëri thirrje për miratimin e këtij ligji. Edhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili kërkoi miratimin e pr/ligjit.

Nga ana e opozitës deputeti socialist, Taulant Balla tha se pr/ligji duhet kthyer pasi mungon konsultimi me grupet e interesit, një ndër direktivat që nënvizoi dhe progres raporti i publikuar dje në Bruksel. “Pr/ligji ësht ënjë ndër pr/ligjet e dobta të kuvendit të Shqipëisë, është shembull i mirë, pse Komisioni Europian kritikon rolin e parlamentit“- nënvizoi Balla. Sipas tij “pr/ligji nuk ka rekomandim të KE, dhe është i pa implementueshëm”.

PS kërkon rikthimin në qeveri të pr/ligji për ta përshtatur sipas standardeve te viteve të fundit, duke u mbështetur në referencat e sakta europiane. “Është turp që ngatërrohet Këshilli i Europës me Bashkimin Europian”- deklaroi nga foltorja e kuvendit deputeti Taulant Balla.

P/ligjet e 84 votave
Në rend të ditës do të jenë sërish në rend të dites ligjet që kërkojne votën e opozitës. Për t’u miratuar, duhen 84 vota.
Ato janë: Projektligj “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”. Projektligje “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”. Projektligje “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”. 12. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
Më pas është interpelancë me Ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti Erjon Braçe. Do diskutohet dhe
projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.
(d.b/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.