Manipulim me vendet bosh

Postuar në 15 Tetor, 2011 09:44

Ministria e Arsimit nuk i ka rishpërndarë kuotat e mbetura të paplotesuara, në fakultetet me kërkesë të lartë  në formë të drejtë dhe transparente.
Ky eshte denoncimi i dhjetëra prinderve ne Rektoratin e Universitetit te Tiranes.Ata deshmojne se ne formularin A3, kuotat e mbetura bosh ne Fakultetin e Mjekesisë, Ekonomikut, Juridikut dhe Shkencave Sociale ishin zhdukur, dhe keto kuota i jane shtuar fakulteteve te tjera,
"Ajo cfarë ne kemi konstatuar është shqetësimi i dhjetëra prindërve dhe studentëve, që kanë ardhur pranë rektoratit, dhe kane shprehur shqetesimit se pavarësisht se ata janë menjëherë pas studentit të fundit të regjistruar dhe pavarësisht se ka kuota bosh ata tashmë nuk mund të regjistrohen, sepse Ministria e Arsimit i ka zhvendosur kuotat nga këto degë në degë më pak të preferuara", tha Ervin Demo, drejtor i Komunikimit në Rektorat.
Rektorati i Tiranes, pohon se per here te pare ata ndeshen me nje fakt te tille qe eshte ne shkelje me te gjitha te drejtat qe kane te rinje. Sipas te dhenave rezulton se te rinjte qe ndodheshin poshte vijes se fituesve jane nxenes me mesatare te larte dhe mjaft te pergatitur.
"Problemi më i madh është që studentët që përjashtohen nga ky prorces janë studentë me rezultate të mira dhe kjo është një gjë e papranueshmr dhe besoj e padrejtë për studentët', thotë
Rishpërndarja e kuotave do të bëhet vetëm brenda degëve të përcaktuara në formularin A3, siç është Historia, Gjeografia, Kimia, Anglishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja apo Fizika, fakultete të Universitetit të Tiranës.

Marrë nga Top-channel

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.