Bulqizë, Naço: Të mos përfitojmë nga fatkeqësite

Postuar në 18 Tetor, 2011 09:51

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka reaguar për shpërthimin që ndodhi në minierën e Bulqizës. Sipas njoftimit për shtyp të METE-s theksohet se një ekip pune është ngritur nën drejtimin e zv/ministrit Neritan Alibali dhe është nisur drejt Bulqizës.
“Specialistët e nisur drejt Bulqizës, do të verifikojnë nëse punëtorët e firmës koncensionare ACR, ishin duke kryer veprime kundër urdhrit të dhënë nga METE, apo ishin në minierë për riparimin e defekteve të konstatuara për shkak të ndërprerjes së punimeve” theksohet në njoftimin e METE-s.
Ndërkohë ministri METE-s, nasip Naço,i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së punonjësit Naim Shyti, dhe i uroi shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike. Naço i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të kreut të opozitës Edi Rama i cili tha se kjo situatë në minierën e Bulqizës është për shkak të korrupsionit qeveritar. 
"Nëse ndokush shpreson të fitojë nga fatkeqësitë, ai është i pashpresë", tha ministri i Ekonomisë. 
Ndërkohë METE më herët ka lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në Minierën e Kromit Bulqizë siguria në punë ishte e ulët. Nga shpërthimi i sotëm humbi jetën një minatory dhe u plagosën 8 të tjerë. 

Marrë nga ora-news.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.