Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave

Postuar në 18 Tetor, 2011 02:57

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë herë me dyer të mbyllura, mësohet se ka patur fokus të vecantë tek ligji i mbetjeve, i kthyer në Kuvend nga presidenti Topi.
Deputetët e PS-së do të kërkojnë me ngulm pengimin dhe mosmiratimin e tij, duke përdorur të gjitha format demokratike, deri tek ato më ekstremet, sic është kërkesa për mbajtjen e një referendumi për këtë cështje.
Ky do të jetë hapi i fundit përmes të cilit socialistët do të kërkojnë të ftojnë shqiptarët të vendosin mbi këtë iniciativë ligjore mjaft delikate dhe të rëndësishme.
Do të kërkojmë me ngulm mosmiratimin e ligjit, duke përdorur të gjitha format demokratike, deri tek ato më ekstremet, si mbajtja e një referendum me rendin e ditës së seancës së radhës në Kuvend dhe përgatitjen e përballjes politike me palën tjetër.
Ligji për importimin e mbetjeve, i miratuar në Parlament vetëm me votat e shumicës, u kthye në këtë institucion javën e kaluar nga presidenti Topi.
Ky veprim shkaktoi reagimin e Ministrisë së Mjedisit, që deklaroi se vendimi i presidentit kishte karakter politik, deklaratë që u hodh poshtë me indinjim nga kreu i shtetit.
Ndërsa Partia Socialiste pretendon se me këtë ligji do t’i hapet rrugë aferave të mafias, që është e përfshirë thellë në transportin e mbeturinave.
Vendimi i presidentit Topi u përshëndet edhe nga vetë kryetari i PS, Edi Rama, i cili në një editorial të tijin u shpreh se, "ai s’është një ligj për Shqipërinë europiane".

Marrë nga Top-channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.