Tërmet i fuqishëm në Turqi, 500-1000 viktima
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3253_1_524.jpg?itok=bIk__i_N)
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë Lindore, afër qytetit të Vanit, më pak se 100 kilometra nga kufiri me Iranin.
Raportet preliminare nga Turqia thonë se disa ndërtesa në qytetin e Vanit janë rrëzuar. Banorët e kryeqytetit armenian të Jerevanit po ashtu kanë ndjerë dridhjet dhe shumë banorë kanë ikur nga shtëpitë e tyre.
Nga termeti i fuqishëm, siç raporton CNN turk, kanë humbur jetën 500-1000 persona. Kryqi i Kuq i Turqisë ka njoftuar se nga tërmeti janë rrënuar 25 ndërtesa banesore në vendin e quajtur Erqish. Në qytetin e Vanit, poashtu janë rrëzuar disa ndërtesa.
Ekipet shpëtimtare pë bëjnë përpjekje që t’u dalin në ndihmë njerëzve të zënë nga rrënojat. Zyrtarët në Armeni thanë se tërmeti atje ishte mes 5-6 shkallë të Rihterit, dhe është ndjerë më shumë në zonat përgjatë kufirit me Turqinë.
Një tërmet 6.6 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur provincën turke të Vanit, në pjesën lindore të vendit, në afërsi të kufirit me Iranin.
Sipas Institutit Gjeologjik turk, lëkundjet janë regjistruar në orën 12.41 (me orën tonë).
Bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Tabanli.
Sipas mediave lokale, 50 persona janë plagosur dhe shumë shtëpi janë shembur.
Tërmetet në Turqi janë shumë të shpeshta. Në vitin 1999 humbën jetën rreth 20 mijë persona nga dy tërmete të forta në veriperëndim të Turqisë.
Ndërsa gjatë këtij viti vdiqën 2 persona dhe 79 të tjerë u plagosën për shkak të një tjetër tërmeti në veriperëndim të vendit.
“Ka shumë të vdekur. Shumë godina janë shembur dhe ka shkatërrim kudo.”
Kështu është shprehur në një televizion turk kryebashkiaku i qytetit Ercis, duke iu referuar tërmetit të fortë që ka tronditur provincën turke të Vanit.
“Kemi nevojë urgjente për ndihmë dhe mjekë”, shtoi kryebashkiaku.
Add new comment