Censusi, INSTAT: Regjistrimi në terren do vijojë deri më 31 tetor
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3149_1_493.jpg?itok=h6Y3vQSJ)
Instituti i Statistikave deklaron se puna në terren për regjistrimin e popullisë dhe banesave 2011, do të përfundojë në fund të tetorit.
Për drejtoreshën e këtij institucioni Ines Nurja kjo nuk është shtyrje , “pasi ligji mbi Censusin e Popullsisë dhe Banesave parashikon që procesi në terren të zgjasë katër javë, pra deri në fund të tetorit.”
“Java e fundit është faza finale ku anketuesit së bashku me stafin mbështetës të INSTAT finalizojnë procesin duke numëruar pjesën e mbetur të popullsisë si dhe duke përgatitur raportet përfundimtare të punës së kryer.”- deklaroi zonja Nurja në një konferencë për gazetarët.
Për këtë arsye, INSTAT përfiton nga rasti për ti bërë thirrje të gjithë individëve apo familjeve që për arsye të ndryshme nuk janë kontaktuar nga anketuesit të mos hezitojnë të kontaktojnë në numrat falas (0 800 3333 dhe 0 800 8888) që INSTAT ka vendosur në dispozicion për ta.
Sipas drejtoreshës operatorët e INSTAT, punojnë nga ora 8 e mengjesit e deri 10 të darkës dhe do ti përgjigjen qytetarëve mbi çdo pyetje që do të kenë dhe do t’i ndihmojnë për tu bërë pjesë e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011 deri në fund të këtij muaji.
“E theksoj dhe një herë që duhet që çdo individ apo familje të bëhet pjesë e këtij procesi i cili kryehet një herë në 10 vjet.”- nënvizoi Nurja duke shtuar se “ne duhet ta dimë se sa jemi dhe se si jetojmë për të planifikuar një të ardhme më të mirë për ne dhe brezat që do të vijnë.
Sipas INSTAT procesi deri tani ka ecur shumë mirë dhe shumë shpejt do të ketë dhe rezultate konkrete të këtij procesi.
Balkanweb.com
Add new comment