Topi dekreton propozimin e Kryetarit të KLSH
Presidenti Bamir Topi dekretoi sot "Propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)". Kandidati për këtë post është, Sali Shehu. Presidenti dekretoi propozimin dhe ia kalon Kuvendit.
“Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, dekretoj
Z. Sali SHEHU i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, cito sot dekretin presidencial zyra e shtypit të Presidentit.
Sali Shehu ka qenë deputet i Partisë Demokratike para zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitit 2009, në legjislaturën e kaluar të Kuvendit (2005-2009).
Mbetet për tu parë qëndrimi që do të mbajë kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca ndaj këtij kandidati.
Ndërkohë Kryetari aktual i KLSH-së, Robert Çeku është në përfundim të mandatit 7-vjeçar në këtë detyrë.
Balkanweb.com
Add new comment