Diçka do mbajnë mend nga detyra këta të LSI

Postuar në 28 Tetor, 2011 03:47

Pak ditë pasi gazetat rozë publikuan një foto të zyrtarit të LSI në Ministrinë e Ekonomisë, Besjan Pesha, duke shijuar një udhëtim ‘pune’ në Rio De Zhaneiro dhe duke imituar statujën e Jezu Krishtit me krahë hapur, në vendin e madh të Amerikës Latine ka mbërritur edhe ministri i Jashtëm, LSI-sti Edmond Haxhinasto. Në fakt ka nja katër ditë që është në Brazil, pasi në lajmërim nuk e ka specifikuar se sa do zgjasë kjo vizitë punë. Duket se u ka hyrë në qejf kalimi i oqeanit këtyre të LSI, që e kanë qarë punën në Shqipëri e në Europë. Sa për kujtesë, fiks një muaj më parë Haxhinasto ishte për vizitë në Meksikë. Diçka do mbajë mend edhe ai nga detyra.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.