Italia nën kontrollin e FMN? Roma e mohon

Postuar në 04 Nëntor, 2011 06:23

Informacione kontradiktore lidhur me Italine dhe problemet qe diskutohen ne takimin e nivelit te larte G20.

Reuters ben me dije se Italia pas shume debatesh ka rene dakord te monitorohet nga FMN dhe BE, per përmbushjen e angazhimeve te saj lidhur me reformat financire dhe uljen e deficitit në buxhet. Nderkohe qe Roma e mohon nje lajm te tille, duke mos pranuar dakordesine.

“Duhet të sigurohemi që do të ketë besueshmëri në objektivat e Italisë, që ky vend po i përmbahet angazhimeve. Vendosëm që të përfshijme Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në monitorim, duke përdorur metodologjine e tyre” shkruan Reuters, duke iu referuar burimeve nga BE.

Takimi i G20-ës po vazhdon sot në Francë, ne ditene  dyte te tij dhe bisedimet pritet fokusohen në një propozim të FMN-së, rreth krijimit të një linje të shkurtër krede për t’i ndihmuar vendet që po përballen me probleme ekonomike.

Takimi pritej të fokusohej në reforma të sistemit monetar global, por kjo axhendë ka ndryshuar si pasojë e krizës evropiane të borxhit, sidomos të Greqisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.