Greqi, Papandreu anulon zhvillimin e referendumit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3798_1_827.jpg?itok=jNMQ6Drr)
Greqia nën ethet e ndryshimeve politike. Ja c’po ndodh minutë pas minute.
- Reuters, duke cituar një burim nga zyra e Papandreut shkruan se marrëveshja e re e kredisë nuk do të vihet në referendum nëse ka konsensus PASOK-ND.
- Papandreu: Nuk do te jap doreheqjen si kryeminister
- Papandreu autorizon negociata me opoziten per qeveri tranzitore
- Papandreu anulon referendumin qe kishte propozuar.
- Pas takimit me deputetë nga partia e tij PASOK, z. Papandreu do të mbajë një fjalim në parlament para votebesimit qe do te zhvillohet neser ne mesnate.
kjo eshte nje tjeter
- Papandreu do të takohet me anëtarë të grupit parlamentar te PASOK ne 17:00.
- Zyra e presidentit grek ka konfirmuar se nuk ka plan për takim mes të Kryeministrit Papandreu dhe presidentit Papulias.
- Sipas Reuters, një zëdhënës ka thënë se qeveria është tani e gatshme për të diskutuar idenë e një qeverie të përkohshme.
- Udhëheqësi i opozitës konservatore Antonis Samaras bëri thirrje për formimin e një qeverie kalimtare
- Papandreu: Nuk kam dhënë dorëheqjen.
- Papandreu pranon qeveri koalicioni
- Jorgos Papandreu mund të japë dorëheqjen si kryetar i PASOK-ut.
- Ka patur bisedë telefonike Papandreu-Samaras dhe marrëveshje për një qeveri kalimtare.
- Letër e përbashkët E hartuar nga 30 anëtarë të PASOK dhe Demokracia e Re për qeveri shpëtimi kombëtar.
- Papandreu: "Kërcënova me referendum që të pranonte zoti Samaras një qeveri të bashkimi
Qeveria greke u mblodh në mesditë në një takim të jashtëzakonshëm, pas zhvillimeve të shpejta që ndodhën në mesin e ministrave dhe të deputetëve të PASOK.
Pritet një mbledhje e grupit parlamentar në orët në vijim por përpara kësaj Papandreu do takojë presidentin e republikës Karolos Papulias.
Zëvendëskryeministri Venizelos ishte i pari që deklaroi sot në mëngjes se nuk duhet të zhvillohet një referendum që vë në diskutim daljen e Greqisë nga Euro, deklaratë që u mbështet orët në vijim nga ministri i shëndetësisë Andreas Loverdos, ministri i bujqësisë Kostas Skandalidis dhe ai i Zhvillimit Mihalis Hrisohoidis.
Ata kërkojnë takim urgjent të grupit parlamentar të PASOK, ndërsa ministri i Zhvillimit Hrisokoidis kërkon ratifikimin e menjëhershëm në parlament,të marrëveshjes së fundit të samitit.
Ministri i Shëndetësisë Andreas Loverdos theksoi nevojën për unitet mes forcave politike, tani që "vendi është në kushtet e një krize jashtë caqeve" dhe i bëri thirrje opozitës, "për të kontribuar për unitetin në funksion të sigurisë kombëtare”.
Ministri Skandalidis në një deklaratë shkruan: “Është e kuptueshme që një referendum mbi çështjen e qëndrimit ose jo të vendit në eurozonë i mungon sensi."
Tashmë deputetet Eva Kaili, Elena Panariti dhe Sula Mereniti, kanë deklaruar se nuk e votëbesojnë qeverinë duke e cuar kështu deri tani në 149 numrin e votave të PASOK për këtë qeveri, ndërsa deputetja Vaso Papandreu kerkoi qeveri te Unitetit Kombëtar dhe zgjedhje.
Disa deputetë të PASOK kanë deklaruar se do t’i thonë “JO” zhvillimit të referendumit me këtë pyetje, kurse deputeti Spiro Kuvelis ka deklaruar se është pro referendumit dhe se s’duhet të pritet me frikë përgjigja e grekëve për pyetjen a doni të qëndroni në euro.
Opozita Demokracia e Re e karakterizon kryeministrin si "të rrezikshëm" dhe thekson se pas asaj që ndodhi në Kanë, është e qartë se duhet të largohet. Antonis Samaras kërkoi sërish sot zgjedhje të parakohshme.
Ndërkaq vazhdon në Parlament debati 3 ditor në Parlament për votëbesimin e qeverisë, i cili do të përfundojë në mesnatë të premten me votimin.
Gjatë orëve të kaluara situata edhe në Parlament ka qënë tepër e elektrizuar.
Balkanweb.com
Add new comment