Greqi, Papandreu-Samaras bien dakord për kryeministrin e ri

Postuar në 07 Nëntor, 2011 16:06

Perfunduan duke arritur progres mremjen e se henes negociatat mes Papandreut dhe Samaras. Zedhenesi i qeverise tha se diskutimet do vazhdojne edhe neser. Në ora 12 00 te marten, Papandreu mbledh qeverinë dhe mendohet se deri atëherë do jetë mësuar emri i kryeministrit dhe ministrave të qeverisë së koalicionit.
Ajo qe dihet eshte se perfaqesuesi i Greqise ne FMN Panajotis Rumeliotis, pritet te mberrije nga Uashingtoni ne Athine, ndërsa më herët gjatë pasdites mbërriti nga SHBA, Lukas Papadhimos, emri që u lakua i pari për postin e kryeministrit. Njeri prej dyve me gjase, do të jetë kreu i qeverisë së koalicionit.
Pritet qe pas shpalljes se emrit te ri te kryeministrit dhe perberjes se qeverise, Papandreu të paraqesë te Presidenti i Republikës dorëheqjen e tij dhe qeverisë së tij, për t'i hapur rrugë qeverisë se re.
Ndërkaq zëvëndëskryeministri Evangelos Venizelos përfaqëson Greqinë në mbledhjen e Eurogrupit me qëllim lirimin e menjëhershëm të këstit të gjashtë të kredisë.
Komisioni Evropian i bëri thirrje sot Greqisë për "më shumë qartësi" në situatën politike dhe ekonomike përpara se të levrohen paketat e mbështetjes. "Ne kemi nevojë për qartësi në lidhje me zhvillimet politike dhe ekonomike në Athinë dhe më pas ne do të diskutojmë, "sot, në takimin e ministrave të financave të Eurozonës për të paguar këstin e 6 të ndihmës", tha zëdhënësi i Komisionit përgjegjës për Çështje ekonomike Altafaj Amadeus.
Edhe Shtëpia e Bardhë në një deklaratë i bën thirrje Greqisë që të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur, në përmbushjen e angazhimeve të saj sipas planit të ri të mbështetjes.

balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.