Arkiv-Lajme të përditësuara
AK, nënave: Mësoni fëmijët që Shqipëria bëhet
Pas forumit rinor, tashmë edhe aleanca e vajza dhe grave Kuq e Zi. Aleanca ka njoftuar strukturën e vet më te re me kryetare të përkohshme Florentina Xhekën, e cila sipas AK është një personalitet i njohur në botën e biznesit.
Në një prononcim për mediat, AK bën me dije se synon depolitizimin e familjeve dhe shoqërisë shqiptare. “Kuqezinjtë janë ndryshe nga forumet e partive politike”- thonë përfaqësues të AK.
Kriza e borxhit prek Spanjën e Francën
Kriza e borxhit evropian është shtrirë, duke prekur së fundmi edhe Spanjen e Francën. Të dyja këto vende u detyruan të paguajnë më shumë për të financuar qeveritë e tyre.
Spanja, ekonomia e katërt më e madhe në Evropë, pagoi koston më të lartë të huasë që nga viti 1997 duke shitur gati 5 miliardë dollarë në bonde. Madridi u detyrua të paguajë gati 7 përqind interes, pika në të cilën borxhet e shumta qeveritare shtrenguan Greqinë, Irlandën e Portugalinë të siguronin ndihmë gjatë dy viteve të fundit.
Trafikantët, zjarr me policinë greke
Katër persona të paidentifikuar qëlluan me armë automatike ndaj policisë greke, në një betejë disa minutëshe në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë kufirit greko-shqiptar.
Ngjarja ndodhi vetëm 300 metra nga pikëkalimi i Qafë Botës, në vendin e quajtur Loridha, midis Konispolit dhe Igumenicës. Duke përfituar nga errësira, personat që besohet se ishin shtetas shqiptarë, mundën të arratiseshin në brendësinë e territorit tonë.
Gëzhoja kallashnikovi dhe thasë të braktisur hashashi, me peshë prej 337 kilogramësh janë gjetur në vendngjarje.
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik
Pavarësisht ngjarjeve dramatike të Pranverës Arabe, administrata amerikane premton vazhdimësinë e angazhimit në Ballkan. Duke folur në nën/komisionin e Jashtëm të Dhomës së Përfaqesuesve për Europën dhe Euroazinë, ndihmës-Sekretari i Shtetit, Filip Gordon ndaloi tek të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqiperinë.
Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë
Mjeku neurolog Mentor Petrela bën të ditur se gjendja shëndetësore e pretendentit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu i Parë është më e mirë se një ditë më parë, ndërsa pacienti ndodhet i shtruar në reanimacion në spitalin numër 5 në kryeqytet.
Mjekët tregojnë se ai është shtruar në spital natën e të martës pasi kishte kaluar fibrilacion atrial.Sipas tyre, Pretendenti është vizituar nga shumë personalitete, ndërsa paradite ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili për mediat shprehu optimizmin se gjendja shendëtësore e Lega Zogut të Parë është më e mirë.
Korrupsioni, ndalohen disa zyrtarë në Tiranë
Policia e Tiranës ka shoqëruar sot disa zyrtarë te administrates, të akuzuar për korrupsion.
Lajmi bëhet me dije nga burime të policisë, ndërkohë që detajet pritet të zbardhen gjatë një konferencë për shtyp.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se një pjesë e zyrtarëve të cilën dyshohen për korrupsion nga ana e bluve të kryeqytetit janë funksionarë të një drejtorie te METE-s.
Një skandal që mund të shkaktojë valë të mëdha në Greqi
Mediat gjermane mendojnë se një lajm i tillë do shkaktojë një tërmet. Në fakt ato vazhdojnë të bëjnë llogari me falimentimin e Greqisë. Ndërkohë, “Sueddeutscher Zeitung”, shkruan se një bankë private në Greqi merr miliona euro ndihmë nga BE, ndërkohë që paratë e veta i ka transferuar jashtë.
‘Presidenti’, takohen fshehtas Thaçi e Mustafa
Dy liderët e partive më të mëdha në Kosovë, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, janë marrë vesh që zgjedhjet presidenciale të mbahen së bashku me ato parlamentare më 2013, e jo siç ishte paraparë me marrëveshjen e arritur muaj me parë ndërmjet tyre dhe Pacollit, që zgjedhjet për presidentin e ri, të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli të mbahen më 2012.
Ekonomia, OK Fullanit si guvernator i BSH
Komisioni i Ekonomisë miratoi sot me votat e maxhorancës dekretin e presidentit të vendit, Bamir Topi për emërimin e Ardin Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë.
Miratim, që pritet tashmë t’i kalojë Kuvendit për votim, për t’i hapur rrugë një mandati të ri 7 vjecar për Fullanin si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Deputetët socialistë kanë kërkuar praninë e vetë Fullanit në këtë mbledhje, duke u shprehur kundër kandidaturës.
Pasasportat biometrike, ndryshon procedura e aplikimit
Me urdhër të ministrit të Brendeshem ka ndryshuar prej dates 11 nëntor procedura e aplikimit për pashaportat biometrike.
Sipas udhezimit te ri procedura e aplikimit nuk nis me ne zyrat e kompanisë Aleat, prane gjendjeve civile por ne komisariatet e policise.