Arkiv-Lajme të përditësuara
Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi
Dy muaj nga vdekja e gjykatësit Skërdilajd Konomi, viktimë e një atentati me bombë në mesin e qytetit të Vlorës, familja e të ndjerit reagoi gjatë mbrëmjes së të martës, nëpërmjet një letre të hapur për mediat.
Në letër, veçohej fakti se ende nuk është bërë drejtësi për një prej vrasjeve mafioze më tronditëse të ndodhur në vendin tonë, ndërsa denoncohej “pazari” që po kryhet me pronat e familjes, i cili është një prej arsyeve të dyshuara të atentatit.
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Bashkimi Europian kritikon qeverinë shqiptare për progresin e pakët në mbrojtjen e pronësise intelektuale, një detyrim kyc i Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit.
"Ne vëmë re një progres të varfër në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian në fushën e të drejtave të autorit dhe sa i takon mbrojtjes së pronësisë industriale, Shqipëria duhet ende të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes se Asociim-Stabilizimit", tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.
BE: Nuk duam ndryshim kufijsh në Ballkan
BE deklaron prerë se nuk deshiron asnjë ndryshim kufijsh në Ballkan.
“E kemi thënë qartë se nuk dëshirojmë ndryshim kufijsh në Ballkan”, ka deklaruar sot Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton.
Në një konferencë me gazetarët në Bruksel Kocijançiç tha se problemet e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të zgjidhen me dialog.
Deklarata u bë ndërkohë që në Bruksel vijon dita e dytë e dialogut teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Procedurat e reja të pasaportave
Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike është ndërprerë në disa njësi bashkiake në kryeqytet.
Shumë qytetarë, të cilët kanë shkuar të aplikojnë, janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak se Ministria e Brendshme ka ndryshuar procedurat e aplikimit. Qytetarët më parë duhet të paraqiten në Komisariatin e Policise se bashku me dy fotografi, ku do te plotesojne nje formular me te dhenat e tyre.
Luan Rama: Meta po lufton për drejtësinë, ajo po triumfon. Do padisim Dritan Priftin
Një ditë pas dëshmisë së Dritan Priftit në Gjykatën e Lartë, ku ripërsëriti akuzat që tashmë janë parë nga të gjithë për Ilir Metën, ka reaguar LSI.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, ka thënë se të gjitha akuzat e Priftit kanë qenë shpifje dhe pa themel. Sipas Ramës, ndaj Metës është bërë një gjyq politik.
Gjatë konferencës për shtyp, ai ka thënë se Ilir Meta është duke luftuar për vendosjen e drejtësisë në këtë vend. Rama u shpreh se drejtësia po triumfon, pasi sipas tij, akuzat ndaj Metës janë të pabaza.
Maqedoni, kujtohet sot Dita e Alfabetit
Në Maqedoni sot shënohet zyrtarisht si festë shtetërore për shqiptarët 22 nëntori – Dita e Kongresit të Alfabetit. Me rastin e kësaj feste, tradicionalisht kjo nuk është ditë pune për shqiptarët. Me rastin e 103 vjetorit të Kongresit të Alfabetit janë organizuar disa aktivitete të ndara dhe simbolike lidhur me shënimin e kësaj date si në Manastir, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, etj.
Në këtë përvjetor nuk ka pasur manifestim qendror i organizuar nën patronazhin e autoriteteve shtetërore.
Serbët, deklaratë pavarësie për Kosovën Veriore
Serbët duket se e kanë menduar seriozisht kërcënimin për shpalljen e pavarësisë së veriut të vendit. Aq sa tashmë kanë hartuar një ‘Deklaratë pavarësie të Republikës së Kosovës Veriore’.
Portali Indeksonline ka parë një draft që po qarkullon ndër serbët e veriut. Në hyrje të saj thuhet se Zoti u jep të gjithë njerëzve të drejta të barabarta kur lindin, dhe thonë se pas shumë viteve të “vuajtjeve” dhe “tendencës së institucioneve të Kosovës për t’i asimiluar serbët” ata detyrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur.
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti
Sherr mes dy të rinjve në një prej shkollave të kryeqytetit me pasojë plagosjen e një personi.
Ngjarja ndodhi në shkollën "28 Nëntori", në Laprakë, ku pas një grindje me thika mbeti i plagosur 16-vjecari E.K, i cili ndodhet në spital.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje drejtoreshën e shkollës.
Tiranë, qetësohet situata tek ish-Kombinati
Ka marrë fund makthi i shpërthimeve dhe zjarrit masiv që përfshiu një magazinë me fishekzjarre në zonën tek ish-Kombinati.
Forcat e zjarrfikësve, në mbështetje të të cilave mbërritën edhe kolegët nga qytetet e tjera të afërta me Tiranën, shprehen se tashmë situata është nën kontroll, pasi intensiteti i flakëve ka rënë pothuajse në zero.
Zjarri, që dyshohet se ra për shkak të një shkëndije elektrike apo për ndonjë veprim pakujdesie, u përhap me shpejtësi dhe bëri që të shpërthenin fishekzjarret që ndodheshin në ambjentet e magazinës.
DESHMIA e plotë e Dritan Priftit: Milionat që ofronte Ilir Meta për favore ekonomike
Botohet e plotë dëshmia që ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka dhënë para gjyqit, lidhur me akuzat që ai ka bërë publikisht ndaj Ilir Metës për aferat miliona euroshe në këmbim të favoreve ekonomike për kompani të ndryshme
Kryetari i seancës, Ardian Dvorani: Ju paralajmerojme per pergjegjësitë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, përndryshe jeni subjekt i të drejtës penale për dëshmi të rremë
Dritan Prifti: Betohem
Cili është profesioni që ju keni?
Dritan Prifti: Deputet