Arkiv-Lajme të përditësuara
Europianët i tremben më tepër krizës së borxhit se terrorizmit!
BRUKSEL- Europianët mendojnë se kriza ekonomike përbën një kërcënim më të rëndë për sigurinë se sa terrorizmi ose krimi i organizuar. Ky është përfundimi i një sondazhi të kryer sot në shkallë europiane.
Pyetjes se çfarë përbën kërcënimin më të madh për sigurinë e qytetarëve euopianë, 34 për qind e personave i përgjigjen me fjalët kriza ekonomike dhe financiare, kundrejt 33 për qind të cilët përmendin terrorizmin dhe 21 për qind krimin e organizuar.
Vetëvendosja:Prishtina,plot me simbole kombëtare
PRISHTINË- Tre ditë para festës së Pavarësisë ekzekutivi i Kosovës nuk ka njoftuar se do të kenë ndonjë aktivitet të veçantë me të cilin do ta shënojnë 99-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Më aktivja për 28 Nëntorin, do të jetë Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ka njoftuar se të hënën e ardhshme do të ketë disa aktivitete në disa qytete të Kosovës.
Gjirokastër, grabiten 27 ikona të Ikonostasit, identifikohet autori
GJIROKASTER-Plot 27 ikona të Ikonostasit janë vjedhur në kishën e Shën Thanasit në fshatin Bularat të Gjirokastrës ndërsa policia ka identifikuar autorin e grabitjes.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se kisha është vjedhur gjatë natës, pasi ishin prerë dritat dhe më pas nëpërmjet dritares është hyrë në brendësi të kishës.
Ruçi: Sali, qytetarët nuk hanë përqindjet e rritjes tënde ekonomike
Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi nga foltorja e parlamentit ku po diskutohet në parim projektbuxheti për vitin 2012 u shpreh se qytetarët po varfërohen dita-ditës.
Bashkia: Në 30 vite, Tirana do të ketë 5 unaza
TIRANE- Në 30 vitet e ardhshme Tirana parashikohet të ketë 5 unaza, 2 prej të cilave do të jenë tërësisht të reja. Kjo është konfirmuar në mbledhjen e Grupit Strategjik për Hartimin e Planit Urbanistik të Tiranës.
Replika Berisha-Blushi për sheshin Skenderbej
2200 OBJEKTE TË VJEDHURA NGA TRASHËGIMIA SHQIPTARE
“Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore në Europën Juglindore”, ishte tema e konferencës ndërkombëtare mbajtur në takimin e organizuar nga Zyra e UNESCO-s në Venecia dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë me mbështetjen e fondit “Një OKB në Shqipëri”, ku u tha se janë rreth 2200 objekte të humbura që pas vitit 1990.
Kriza ekonomike, protestat godasin edhe Kinën
Ngadalësimi i rritjes ekonomike po shkakton një valë revoltash edhe në vendin më të suksesshëm të dekadës së fundit, Kinë.
Disa mijëra punëtorë të një fabrike këpucësh në Dongguan, në provincën e Guangdongut, u përballën me policinë në kërkim të pagave më të larta. Gjatë javës, 18 punëtorë ishin hequr nga puna, së bashku me shkurtimin për pagesat për orët jashtë orarit, si rrjedhojë e rënies së kërkesës për prodhimet e fabrikës në tregun ndërkombëtar.
Mbetjet toksike, protesta të dhunshme në Gjermani
GJERMANI- Policia në një qytet verior në Gjermani u detyrua të përdorë ujë me presion për të shpërndarë protestues të grumbulluar kundër mbërritjes së një treni me mbetje radioaktive nga Franca.
Demonstrata e nisur në orët e mbrëmjes së ditës së enjtes vazhdoi edhe të premten, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte dhe të kryente disa arrestime, pasi anetarët e forcave të rendit u goditën me fishekzjarrë dhe bojë.
Berisha: Ju vuani nga Sindromi i Tunelit. Shqipërinë do e bëj nuse, monumentin do e ndërtoj për 100 vjetor