Europianët i tremben më tepër krizës së borxhit se terrorizmit!

Postuar në 26 Nëntor, 2011 04:13

BRUKSEL- Europianët mendojnë se kriza ekonomike përbën një kërcënim më të rëndë për sigurinë se sa terrorizmi ose krimi i organizuar. Ky është përfundimi i një sondazhi të kryer sot në shkallë europiane. 

Pyetjes se çfarë përbën kërcënimin më të madh për sigurinë e qytetarëve euopianë, 34 për qind e personave i përgjigjen me fjalët kriza ekonomike dhe financiare, kundrejt 33 për qind të cilët përmendin terrorizmin dhe 21 për qind krimin e organizuar.

Numri i qytetarëve të vendeve të prekura ashpër nga kriza e borxhit në zonën euro që e konsiderojnë krizën ekonomike si një kërcënim për sigurinë e tyre është më i madh se sa ai i vendeve të tjera. Kështu, 61 për qind të irlandezëve, 57 për qind të spanjollëve, 56 për qind të grekëve, 44 për qind të italianëve dhe 41 për qind të portugezëve mendojnë se kriza ekonomike përbën kërcënimin më të madh për sigurinë e tyre. Përkundrazi, 28 për qind e gjermanëve dhe 15 për qind e francezëve i tremben më tepër krizës ekonomike.

Mes kërcënimeve të tjera të përmendur nga europianët janë varfëria (18 për qind) dhe imigracioni klandestin (16 për qind). Sondazhi u krye nga 4 deri më 19 qershor me 26 840 qytetarë të BE-së të moshës mbi 15 vjeç.

 Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.