Arkiv-Lajme të përditësuara

Të drejtat, Preshevë e Bujanovci nesër protesta

Postuar në 27 Nëntor, 2011 05:54

 

Në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit kanë vendosur të mbajnë një protestë mbarëpopullore kundër diskriminimit të vazhdueshëm të Beogradit zyrtar, veçanërisht arsimi dhe përdorimin legal të simbolit kombëtar.

SHBA përpiqet të kufizojë dëmet pas sulmit në Pakistan

Postuar në 27 Nëntor, 2011 05:52

 

Pas sulmit ajror të NATO-s ndaj dy pikave ushtarake pakistaneze në zonën kufitare pakistanezo-afgane, SHBA po përpiqet të kufizojë dëmet. Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton ka telefonuar me homologen pakistaneze Hina Rabbani Khar, tha një zëdhënës i qeverisë amerikane. SHBA-ja e mbështet edhe më tej partneritetin amerikano-pakistanez. Ndërkohë Pakistani ka njoftuar se do të rishqyrtojë çdo lloj bashkëpunimi me SHBA dhe NATO-n.

Pavarësia, festë në Selanik

Postuar në 27 Nëntor, 2011 05:32

Emocion të veçantë ka përcjellë interpretimi i himnit tonë kombëtar nga tenori i shquar Kastriot Tusha në një ceremoni të organizuar nga konsullata e Shqipërisë në Selanik, me rastin e përvjetorit të 99 të Ditës së Flamurit. 

“Është një nder i madh për mua t’i uroj të gjithëve festën e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Riza Poda, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik.

Çështje kohe - Eurobondet do të vijnë

Postuar në 27 Nëntor, 2011 04:01

 

Në Eurozonë ka shumë probleme. Jo vetëm normat e interesit për obligacionet shtetërore italiane dhe greke janë rritur sërish në nivel të rrezikshëm, por edhe Franca, Holanda, Finlanda dhe Austria - vende të cilat ashtu si Gjermania gëzojnë notën më të lartë të bonitetit - duhet të pranojnë norma më të larta interesi për titujt e tyre shtetërorë të borxhit. Të mërkurën (23.11.2011), edhe Gjermania, e cila konsiderohet si ishulli i fundit i shpëtimit, nuk arriti të gjente blerës të mjaftueshëm për obligacionet e saj dhjetëvjeçare.

Tre variante

Irani shpall “non grata” Britaninë

Postuar në 27 Nëntor, 2011 03:50

Parlamenti i Iranit votoi të dielën me shumicë për reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe, një kundërpërgjigje ndaj vendimit të Londrës për të ngrirë transaksionet ekonomike me vendin arab. 

Në seancën e transmetuar drejtëpërsëdrejti në radion kombëtare, u dëgjua se si disa deputetë nisën të këndonin “Vdekje Britanisë”, përpara se nota diplomatike të miratohej me 87% të votave.

Kriza, ndërtuesit: Paguani dy apartamente, merrni tre

Postuar në 27 Nëntor, 2011 03:47

KORCE – “Kush blen apo gjen klientë për të blerë dy apartamente, përfiton një hyrje falas!". Kjo është oferta e re që kanë nisur të aplikojnë disa ndërtues në qytetet Korçë e Pogradec, të ndodhur përballë uljes së ndjeshme të shitjeve dhe stokut në rritje të apartamenteve. "Përballë pasojave të krizës, kërkesave për blerje nga klientët përherë në ulje, ne jemi të detyruar të ulim vlerën e apartamenteve pothuaj në koston e ndërtimit, e njëkohësisht të gjejmë mënyra të tjera për të frenuar stokun e objekteve.

Lidhja Arabe shqyrton sanksione kundër Sirisë

Postuar në 26 Nëntor, 2011 14:42

 

Diplomatë të Lidhjes Arabe po takohen sot në Egjipt për të shqyrtuar sanksione kundër Sirisë, pasi Damasku humbi një afat të caktuar për të rënë dakort për lejimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në vend.

Qeveria siriane dhe diplomatët thanë se lidhja me 22 vende anëtare po shqyrton ndëshkime që përfshijnë ndalimin e fluturimeve arabe në Siri dhe ngrirjen e shkëmbimeve tregëtare dhe bankare.

Marok, fitojnë islamikët e moderuar

Postuar në 26 Nëntor, 2011 14:38

Islamikët e moderuar në Marok, të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, PJD, kanë fituar zgjedhjet parlamentare. 

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm maroken, sipas të cilëit PJD ka siguruar 80 vende në Parlamentin me 395 vende gjithësej. 

Sipas burimit, kjo fitore e bën atë partinë më të madhe dhe i jep të drejtën për të udhëhequr qeverinë. 

Këto zgjedhje janë pjesë e reformave përmes të cilave Mbreti Mohamed VI shpreson të qetësojë protestat që shpërthyen me nisjen e Pranverës Arabe. 

Bashkia e Tiranës njofton aktivitete për Ditën e Pavarësisë, ‘harrohet’ Dita e Çlirimit

Postuar në 26 Nëntor, 2011 14:26

 

-Tirana nis përgatitjet për Ditën e Pavarësisë, në një përpjekje për të spostuar që tani Vlorën si qendra e festimeve për 100 vjetorin

AK: Politika na ka lënë 99 vjet mbrapa

Postuar në 26 Nëntor, 2011 13:46

Ashtu siç kishte lajmëruar një ditë më parë, Aleanca Kuqezi ka nisur sot tubimin në kuadër të 99- vjetorit të Pavarsisë në Vlorën e flamurit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka sulmuar politikën shqiptare duke e akuzuar për mosvazhdim të rrugës së paraardhësve të tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara