Bashkia e Tiranës njofton aktivitete për Ditën e Pavarësisë, ‘harrohet’ Dita e Çlirimit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3847_1_1456.jpg?itok=86AWP16v)
-Tirana nis përgatitjet për Ditën e Pavarësisë, në një përpjekje për të spostuar që tani Vlorën si qendra e festimeve për 100 vjetorin
Bashkia e Tiranës ka nisur aktivitetet për Ditën e Pavarësisë, duke realizuar një sërë spotesh, që janë transmetuar shumë shpesh në mediat televizive. Bulevardi e disa rrugë janë veshur me flamuj kuqezi, ndërkohë që Bashkia ka shpërndarë një program festiv për 28 nëntorin. Bashkia nuk ka thënë asnjë fjalë për ditën e 29 nëntorit, por duket se Çlirimi e Pavarësia do festohen në një ditë. Me interes ishte pritur se ç’do bëjë Bashkia me Natën e Bardhë, një aktivitet i rëndësishëm festiv. Heshtja e Bashkisë për këtë ngjarje paralajmëron fshirjen e kësaj feste e harrimin e Ditës së Çlirimit. Kjo ditë do festohet më 28 nëntor, pasi në njoftimin e Bashkisë, në krye të aktiviteteve atë ditë do jetë një vizitë tek Varreza e Dëshmorëve. Natyrisht mes festimeve nuk mund të mos ishte një koncert në Sheshin Skënderbej, e vetmja mënyrë argëtimi që u ofron PD njerëzve. Ndërkohë, Lulzim Basha bëri të ditur se kanë nisur përgatitjet për ta bërë Tiranën qendër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë. Kjo qeveri është munduar të spostojë festimet nga Vlora drejt Tiranës, pasi ka premtuar edhe ndërtimin e një monumenti të ri të Pavarësisë.
TEMA
Add new comment