Arkiv-Lajme të përditësuara

Libi, rebelët mbajnë 7 mijë të burgosur

Postuar në 29 Nëntor, 2011 03:52

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka denoncuar ish-rebelët libianë se mbajnë ende të burgosur rreth 7 mijë persona. 

Të burgosurit po mbahen pa pasur mundësi për një proces ligjor për shkak se policia dhe gjykatat nuk po funksionojnë dhe dyshohet se shumë prej tyre janë torturuar. 

Një pjesë e tyre janë afrikanë nën-saharianë, që dyshohet se kanë punuar si mercenarë të punësuar nga regjimi i kolonelit Muammar Gaddafi.

OKB deklaron se qeveria e re libiane i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të trajtuar këtë problem. 

Serbët koktej molotovi plagosen dhjetëra forca të KFOR

Postuar në 29 Nëntor, 2011 03:39

MITROVICË- Nga sulmet e djeshme bilanci i të plagosurve nga trupat e të forcave paqeruajtëse të KFOR-it ka shkuar në 25 persona. Sipas njoftimit zyrtar të KFOR, efektivët mbetën të plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut.

Në nje komunikatën shtypi të lëshuar në orët e vona të mbrëmjes së 28 Nëntorit, thuhej se “dhuna nga protestuesit ende vazhdon”. “Protestuesit nuk mund aspak të cilësohen si demonstrues paqësorë, por si të dhunshëm dhe kriminalë”, thuhej në komunikatën e KFOR.

Në Sundern të Gjermanisë bëhet zbulimi i shtatores së Nënë Terezës

Postuar në 28 Nëntor, 2011 13:45

 

Voskopojë, rrugët e dëmtuara, problem për turistët

Postuar në 28 Nëntor, 2011 12:47

VOSKOPOJË- Voskopoja është një ndër qendrat turistike më të frekuenuara në cdo sezon, por aty mungon infrastruktura. Problem për banorët e zonës dhe për turistët, mbeten rrugët e dëmtuara. Zanafillë e dëmtimit të tyre kanë qënë punimet për rrjetin e ujësjellës-kanalizimieve.

“Ne në radhë të parë duam të ruajmë identitetin dhe vlerat e tashëgimisë kulturore. Të gjitha rrugët në Voskopojë kanë qënë me kalldrëm. Janë dy projekte, për dy rrugët, me vlerë 600 mln lekë të vjetra që shpresojmë t’i realizojmë me sukses gjatë 2012-ës”, tha kryekomunari Nexhip Bacelli.

99-vjet Pavarësi, Kurti-Rama: Shqiptarët, të ndarë e të dobët politikisht

Postuar në 28 Nëntor, 2011 09:48

Lideri i opozitës Edi Rama dhe delegacioni, që e shoqëron kanë vizituar në Ditën e Pavarësisë edhe selinë e Lëvizjes “Vetëvendosja”, ku u prit nga udhëheqësi i saj, Albin Kurti, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

Ky ishte takimi i parë zyrtar i dy subjekteve politike nga Kosova dhe Shqipëria, bën me dije Lëvizja “Vetëvendosja”, në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar.

Kalimash, tragjedia e radhës në miniera, vdes minatori 46-vjecar

Postuar në 28 Nëntor, 2011 09:44

KALIMASH- Tragjedi e rradhës në minierat e veriut të Shqipërisë. Një minator ka humbur jetën mesditën e sotme. 

Viktima është Minatori Xhevdet Batushi 46-vjec. Ngjarja e rëndë ndodhi në minierën e Kalimashit, ku i ndjeri po përpiqej të nxirrte krom. 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se minatori 46-vjecar ishte duke nxjerrë krom, ndërkohë që shkëputja e një masivi kromi i ka rënë në kokë duke i shkatuar vdekjen e menjëhershme. 

99-vjet shtet, politika feston e ndarë, Berisha: Sot festojmë dhe Clirimin

Postuar në 28 Nëntor, 2011 05:40

TIRANË-Këtë përvjetor politika shqiptare e festojn e ndarë festën e Pavarësisë. Axhenda e Presidentit, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit si dhe e kryetarit të PS-së ishtë e ndryshme për ditën e sotme festive.

Thaçi: 28 Nëntori të na afrojë, në asnjë rrethanë të mos bëhet fushatë

Postuar në 28 Nëntor, 2011 05:37

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pohoi se festa e Flamurit dhe festa e Pavarësisë së Shqipërisë, është mbi çdo parti politike, mbi çdo profil politik, mbi çdo ideologji.

Sipas tij, festat kombëtare duhet të na ofrojnë me njëri tjetrin, të respektohen dhe në asnjë rrethanë, askush mos të pretendojë të bëjë fushatë elektorale me flamurin kombëtar, me festat kombëtare.

Kjo deklaratë e tij erdhi në përgjigje të atyre të lëshuara më herët nga një tjetër subjekt politik kosovar.

Votime e protesta në Egjipt

Postuar në 28 Nëntor, 2011 04:32

 Në Egjipt janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, të parat prejse, si pasojë e kryengritjes pas 30 vjetësh në pushtet është larguar presidenti Hosni Mubarak. Vendvotimet janë hapur në orën tetë dhe do të zgjasin deri në orët e mbrëmjes. Në 27 provinca egjiptiane qytetarët do të votojnë në tre runde, mes të cilave planifikohet nga një javë pauzë. Procesi i votimit do të përfundojë më 10 janar derisa rezultatet finale pritën më 13 janar. Pritët që në këto zgjedhje më së shumti vota të marrin islamikët.

VV vendos flamurin kombëtar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

Postuar në 28 Nëntor, 2011 04:20

 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë nisur festimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë me një aksion simbolik, duke e vendos një flamur kombëtar të përmasave të mëdha, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca tha me këtë rast se ky aksion simbolik po bëhet ashtu siç i ka hije institucioneve të vendit tonë, duke e quajtura atë flamur “flamuri i Adem Jasharit”, edhe pse sipas tij, qeveria moti ka hequr dorë prej tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara